Shën Eufemia – Kisha Impresionuese me një Histori Mistike - Into Albania

Shën Eufemia – Kisha Impresionuese me një Histori Mistike

Kallmeti njihet si një zonë me pasuri natyrore, kulturore, historike dhe gjithmonë ka tërhequr vizitorë të shumtë. E strukur mes pemeve shekullorë, në Kallmet ndodhet edhe një kishë e vogël, e cila fsheh një histori mistike.

Bëhet fjalë për kishën e “Shën Eufemisë” një objekt religjioz mjaft impresionues, me një bukuri tërheqëse. Sapo hyn në kishë ndeshesh në portretin e Shën Eufemisë e gdhendur në shkëmbin natyral. Pranë shkëmbit  gëlqeror ndodhet edhe burimi i ujit të bollshëm, i cili kalon në brendësinë dhe në oborrin e kishës. Për shumë besimtar ky ujë shihet si pastrues dhe bekues dhe prej vitesh ky objekt kulti është kthyer në pelegrinazh.

Sot kisha gjendet e restauruar tërësisht mbi themelet e vjetra. Duke u bazuar tek tipologjia e saj ndërtimore, kjo Kishë i përket fund shek.XIII-të fillim shek.XIV-të dhe ky definicion përforcohet nga stili ndërtimor i mureve të Këmbanores (sot ajo është një rrënojë).

Busti i Shën Efemisë, Kallmet. Foto Bahkia Lezhë

Busti i Shën Efemisë, Kallmet. Foto Bahkia Lezhë

Busti i Shën Efemisë, Kallmet. Foto Bahkia Lezhë

Kryqi i vendosur pak metra para se të arrish tek Kisha , të ofron një pamje të gjërë e të mrekullueshmë të peizazhit . Nga vendndodhja e saj mund të shikohet e gjitha fusha e Drinit të Lezhës deri në malin e Zefjanës, në Bushat, mali i Taraboshit, kalaja dhe qyteti i Shkodrës.

Pamje nga Kisha e Shën Eufemisë. Foto Gjergji Figuri

 Pamje nga Kisha e Shën Eufemisë. Foto Gjergji Figuri

Për të arritur tek kjo Kishë , rrugën e përshkon si në makinë ashtu edhe në këmbë për këdo që do ta shijojë natyrën që kjo zonë ofron. Kisha është e vizitueshme çdo ditë dhe çdo të premte paraditë zhvillohet Mesha ku marrin pjesë shumë pelegrinë që vijne nga qytete dhe zona të ndyshme. Dhe nëse doni ta vizitoni këtë kishë, hyrja është e lirë për çdo vizitor në çdo periudhë të vitit.

 Vizitorë në Kishën e Shën Eufemisë. Foto Gjergji Figuri

 Vizitorë në Kishën e Shën Eufemisë. Foto Gjergji Figuri

Vizitorë në Kishën e Shën Eufemisë. Foto Gjergji Figuri

Pak Histori

Kisha e shën Eufemisë përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 1343, ku Stefan Dushani e rendit në mes të kishave që i jepen Krujës.

Në relacionin kishtar që Papa Inocenti i VII-të i niste nga Roma më 12.11.1404, Ipeshkevit të Lezhës Andrea, i dhuron të drejtën që të gëzojë të ardhurat e Kishës Famullitare të Kallmetit (Shen Eufemia). Në vitin 1629 pasi u dogj nga osmanët, kisha na shfaqet në një relacion të Ipeshkevit të Lezhës Benedikt Orsini, ku theksohet për restaurimin e saj.

Në këtë kishë u zhvillua gjyqi mbi vrasjen e Patriotit Klerikut, Pjetër Budi(1566-1622), i cili u mbyt në ujërat e ftohta te lumit Drin pranë Vaut të Dejës. Pjetër Budi kishte urdhëruar të gjithë Meshtarët e Zadrimës që të mos jepnin Meshën e Shejntë në latinisht, por vetëm në”Gjuhën Shqipe”. Gjatë periudhës së komunizmit kisha ka shërbyer natën duke bërë pagëzime fshehurazi nga sistemi i kohës.

Gojëdhëna

Sipas gojëdhënave, Shën Eufemia ishte një vajzë 17-vjeçare që donte të bëhej murgeshë, por njerëzit e dënuan dhe e dogjën në turrën e drujve. Pas disa kohësh dy punëtore, po punonin në mes të të nxehtit përvëlues për ndërtimin e kishës, që sot quhet Kisha e Shën Eufemisë. Gjatë punës ato u ndjenë të lodhura, e mbi të gjitha kishin shumë etje. Kur papritmas shohin imazhin e Shën Eufemisë në Shkëmb, në po atë shkëmb që është edhe sot, dhe në po atë shkëmb fillojë të burojë dhe uji që kalon sot.

Pamje të Kishës Shën Eufemia nga jashtë. Foto Gjergji Figuri

Pamje të Kishës Shën Eufemia nga jashtë. Foto Gjergji Figuri

Explore More