Shëngjin - Into Albania

Shëngjin

Shëngjini

Shëngjini është plazh dhe port, me lagunën si dekorin e duhur për një qytet marinar. Emri i Shëngjinit sipas autoriteteve lokale lidhet me pyllin e Zanave që gjendet mes Shëngjinit dhe Velipojës. Më pas u quajt Medea, sipas emrit të princeshës Medea të Argonautëve. Deri në ditët tona kanë mundur të mbijetojnë bashkë edhe porti i vogël edhe plazhi, i cili njihet gjerësisht.

Plazhi rrethohet nga pylli me pisha dhe në kurriz mbrohet nga kodrinat e larta. Ai ndodhet shumë pranë rrugëve kombëtare dhe është i arritshëm për këdo duke siguruar akomodim të mirë dhe ekonomik në çmime. Në Shëngjin gjen disa nga restorantet më të frekuentuara të zonës, lokale të mobiluar bukur dhe klube që u japin dinamikë netëve rinore në verë.

Për të lexuar artikullin tonë të zgjeruar mbi plazhet e Lezhës kliko këtu.

Explore More