Statuja e Skënderbeut - Into Albania

Statuja e Skënderbeut

Statuja e Skënderbeut

Statuja e Skënderbeut është dominante dhe reflektive me sharmin e saj në të gjithë perimetrin e sheshit qëndror. Monumenti 11 metra I lartë është vepër e Odhise Paskalit, Andrea Manos dhe Janaq Paços dhe u vendos në qendër të Tiranës në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar. Sheshi gjithashtu mban emrin e heroit, dhe përbën një qendër muzeale të mirëfilltë.  Godinat që e rrethojnë kanë funksione të larta administrative, shtetërore dhe kulturore. Por tek sa sheshi ka ndryshuar gjatë dekadave disa herë formën e tij, Statuja e Skënderbeut ka mbetur përherë aty, si një dëshmitare e historisë së qytetit.

Nëse do të lexosh artikullin tonë të zgjeruar mbi turin e Skënderbeut në Krujë dhe në Shqipëri kliko këtu.

Explore More