Teatri Turbina - Into Albania

Teatri Turbina

Një teatër i ri në Tiranë

Shumë pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” të apasionuarit e skenës dhe interpretimit gjejnë Teatrin “Turbina”, apo siç është pagëzuar më artistikisht, “arTurbina”. Teatri i ri i Tiranës me emërtim vibrant bashkon të gjithë kompleksitetin që lidh skenën dhe spektatorin.

Teatri “Turbina” në vetvete është një impiant modern skenik. Ndërtesa u rigjallërua duke ndryshuar destinacionin e godinës e cila dikur shërbente si laborator kërkimi shkencor. “Turbina” është shtëpia e dytë e aktorëve të “Teatrit Kombëtar” të vendit, por skenat e saj do të jenë të hapura edhe për trupat teatrale të rajonit. Tirana është multicentrike dhe dimensioni i kryeqytetit në art kërkon aftësi për të tërhequr publikun, tek sa ky i fundit po rend pas konsumizmit multimediatik.

Hyrja e “Turbinës”, foto nga IntoAlbania.

Turbina” është hapësirë e ndarë në dy salla, me vëllime të ndryshme dhe me impiante moderne skenike. Skena e parë shihet nga 400 spektatorë dhe ajo më e vogla numëron 150 vende. Ndriçimi dhe akustika janë realizuar mjaftueshëm duke siguruar një marrëdhënie të sigurt mes aktorit dhe spektatorit të kualifikuar. Godina ka një pamje interesante nga jashtë. Ajo nuk u prek gjatë rigjallërimit në thelbin e arkitekturës së saj. Pjesa më e madhe e ndërtesës mbulohet nga një çati gjysëm cilindrike që siguron dukshëm edhe funksionin skenik. Estetikisht godina e ndërtuar gjatë shekullit të kaluar është pasuruar me elementë të jashtëm që rrisin funksionet e saj artistike.

Skena më e madhe e “Turbinës”, foto nga IntoAlbania.

Skena e shfaqjes “Tag”, një nga pjesët më popullore të luajtura së fundmi. Foto nga IntoAlbania.

Zona ku ndodhet teatri “Turbina” është një nga më të populluarat në kryeqytet dhe lehtësisht e arritshme për këdo nga çdo kënd i qytetit. Teatrin e ri e arrin në këmbë nëse jeton rreth bulevardit kryesor. Mos u shqetësoni nëse jetoni në periferi sepse tek “Turbina” arrini shumë lehtë edhe me linjat e transportit publik. Përdorni autobusët e “Tiranës së re” si linja më popullore që ju shpie në zemër të sheshit “Willson”. Pak metra larg monumentit të ish Presidentit amerikan Willson ndodhet skena “Turbina” për t’ ju trazuar pozitivisht shpirtin dhe mendjen.

“Turbina” snacks & drinks bar, foto nga IntoAlbania.

 

    9:00-13:00, 17:00-20:00 për rezervime
    Rruga "Sami Frashëri" Get Directions

Explore More