Varret monumentale të Selcës - Into Albania

Varret monumentale të Selcës

Turizëm Kulturor

Varret monumentale të Selcës

Turizëm Kulturor

The Illyrian Cemetery in Mokër, Pogradec

Varret monumentale të Selcës pranë Pogradecit të sotëm, janë një monument i historisë së lashtë të vendit, dhe mundësojnë një udhëtim unik në kohë.

Gjatë gërmimeve arkeologjike të shekullit të kaluar (1964-1972), në zonën e Mokrës në Pogradec u zbuluan disa vendbanime të popullsisë ilire. Zona e Pogradecit është e pasur me gjurmë të fiseve të hershme e të mbretërve ilirë. Studimet që u kryen nga arkeologët pas zbulimit në kodrën Gradishtë të Mokrës, tregojnë një moshë të hershme që nis nga periudha e Bronzit.

Varret

Në total janë katër varre, dhe një varr me qemer. Varret monumentale të Selcës së Poshtme i përkasin shekullit të katërt dhe të tretë para Krishtit. Varret janë të veçantë nga mënyra sesi janë skalitur në shkëmb. Pamja e tyre duket sikur u ngjan tuneleve që hyjnë thellë në faqen e kodrës, rrethuar nga gurë apo shkallë të brendshme. Ato janë klasifikuar në listë-kërkesën e Shqipërisë prejt vitit 1996, si një aset që duhet marrë nën mbrojtjen e UNESCO-s për historinë dhe vlerat arkeologjike që bartin.

Varret e Selcës, burimi i fotos: facebook.com/DRKKorcefaqjazyrtare.

Historia e Selcës

Selca njihej si rajoni administrativ i fisit ilir të Desaretëve dhe arkeologët mendojnë se zbulimet e objekteve prej bronzi, armëve apo emblemave e vërtetojnë këtë gjë. Qyteti i hershëm ilir u ndërtua mbi këto kodra të larta për tu mbrojtur më mirë nga sulmet e ushtrive të huaja, duke siguruar edhe një dalje të gjerë në Luginën e Shkumbinit. Selca mendohet se ka patur një rol dominues në luginën që shtrihet pranë rrugës së vjetër Egnatia, sidomos gjatë luftimeve Iliro-Romake. Selca e Poshtme është një fshat i vogël me shumë pak banorë por ata janë shumë miqësorë. Pas rehabilitimit të sitit arkeologjik sigurisht që do të humbasin “qetësinë” karakteristike të zonës, për shkak të turistëve.

Varret e Selcës, burimi i fotos: facebook.com/DRKKorcefaqjazyrtare.

Si të shkoni

Destinacioni arkeologjik gjendet duke ndjekur rrugën kombëtare të Qafë Thanës. Pak përpara Përrenjasit duhet të kthehesh majtas drejt malësive të kësaj zone që të udhëheqin në sitin arkeologjik. Rruga që do të përshkoni me makinë kërkon rreth një orë nga Pogradeci, por ia vlen për të njohur këtë pjesë të lashtë të historisë ballkanike.

 

 

Nga: IntoAlbania

  • Adresa: National road of Qafë Thana (Thana Pass), turn left before going to Përrenjas. Orientohu në hartë

Çfarë ofron Korça

Të ngjashme

Të rejat

Zhvilluar nga Frakton & Dizenjuar nga project.graphics