Xhamia e Fatihut - Into Albania

Xhamia e Fatihut

Turizëm Kulturor

Xhamia e Fatihut

Turizëm Kulturor

Një nga vendet e shenjta më unike të Shqipërisë

Xhamia e Fatihut është një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, dhe njihet ndryshe dhe si Xhamia e vjetër ose Xhamia e vogël.

Nëse gjendeni në Durrës, në zemër të qytetit ndodhet një xhami e cila nuk mund të lihet pa u vizituar. E ndërtuar në vitet 1502-1503 mbi rrënojat e një bazilike, xhamiaFatih” është surprizuese për ngjyrat, arkitekturën, si dhe dekorimet e brendshme. Emrin e saj e mori në nderim të Sulltan Mehmetit të 2-të.

Në hyrje të xhamisë, foto nga IntoAlbania.

Xhamia që prej vitit 1973 gëzon statusin e një monumenti të trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga shteti shqiptar. Është interesante të mendosh se ka me shekuj të tërë që besimtarë myslimanë falen në ambjentet e kësaj xhamie, e cila për fat i ka rezistuar kohës si dhe sistemit të diktaturës komuniste, kur u ndalua me ligj veprimtaria e të gjitha institucioneve fetare.

Fatih Mosque, photo by IntoAlbania.

E pozicionuar pranë Muzeut “Aleksandër Moisiu” dhe Amfiteatrit të Durrësit, vitet e fundit ja ka dalë të tërheqë gjithjnë e më shumë turistë. Edhe kopështit intim të xhamisë ja vlen t’i dedikoni kohën tuaj, veçanërisht po të keni ndonjë libër të mirë.

Gjatë orarit të lutjes, foto nga  IntoAlbania.

Si ta gjeni

Nëse ndodheni në bulevardin “Epidamn”, merrni kthesën tek rrugica “Xhamia”, dhe ndiqni minarenë.

Nga: IntoAlbania

Zbulo më Durrës

More of your interest

What’s Hot?

Zhvilluar nga Frakton & Dizajnuar nga project.graphics