Xhamia e Madhe e Durrësit - Into Albania

Xhamia e Madhe e Durrësit

Xhamia që u bë restorant, dhe u rikthye xhami

Xhamia e Madhe e Durrësit është xhamia më e madhe e Durrësit, dhe dallohet lehtësisht nga të gjitha pikat e qytetit.

Ishte viti 1938, kur në Durrës u përurua “Xhamia e Madhe”, që asokohe ishte xhamia më e madhe në Ballkan pas xhamive të Turqisë. Ndërtimi u krye me fondet e dhëna nga tregtarët e Durrësit, si dhe falë bashkëpunimit italo-shqiptar, pasi në ato vite qeveria e Zogut kishte lidhur partneritet me shtetit fqinj.

Për këtë arsye dhe arkitektët e projektit ishin italianë, dhe ishte zgjedhja e tyre që arkitektura të respektonte nga një anë traditën islame, por në anën tjetër të integroheshin dhe kolonat tipike antike, që nderonin të shkuarën e Durrësit. Festa për përfundimin e xhamisë përfshiu të gjithë qytetin, dhe në të morën pjesën dhe delegacione të huaja.

Ushtarët italianë gjatë përurimi të xhamisë. Foto nga: Erion Leka.

Por nuk zgjati shumë dhe me fillimin e diktaturës komuniste, xhamisë ju desh të pësonte një transformim rrënjësor. Në vitin 1967 xhamia u mbyll në rolin e saj si institucion i besimit fetar, e u kthye në një qendër kulturore të quajtur “Pallati Rinia”. Aty ku sot ndodhet holli kryesor, u vendos skena ku luhej muzikë dhe estradë, tek sa kati i dytë u kthye në restorant, të cilit i ishte bashkangjitur dhe veranda. Nga brendësia e xhamisë së vitit 1938, sot kanë mbetur të njëjta vetëm 6 shtylla me ngjyrë kafe mermeri, lehtësisht të dallueshme sapo hyn në xhami.

Viti i fotos: rreth viteve 1960. Foto nga: Erion Leka.

Pas rënies së sistemit komunist, në vitin 1991 filloi restaurimi i xhamisë. U deshën rreth 3 vite restaurime që ajo të kthehej sërish në shërbim të besimtarëve, dhe sot dominon Sheshi “Iliria”, që është dhe sheshi kryesor i qytetit.

Foto nga IntoAlbania.

Brenda xhamisë, foto nga IntoAlbania.

Illyra Square in Durres

Xhamia e Madhe e Durrësit dhe Sheshi “Iliria”, foto nga IntoAlbania.

 

    Rruga Aleksandër Goga, Durrës Get Directions

Explore More