Aty ku S'munden më Njerëzit, Mbërrijnë Kafshët - Njihni Labradorin e Stërvitur për t'u Falur Ngrohtësi Pacientëve - Into Albania

Aty ku S’munden më Njerëzit, Mbërrijnë Kafshët – Njihni Labradorin e Stërvitur për t’u Falur Ngrohtësi Pacientëve

Historia e sotme vjen nga shumë larg, nga përtej oqeanit. E megjithatë, sfondi mbetet po ai i historive që prej më se nje muaji tashmë kanë pushtuar globin, duke fshirë kufijtë dhe duke na bërë të gjithëve të barabartë pëpara virusit Covid-19.

Është po e njëjta fotografi: një korridor spitali, një mjeke, me veshjen e shërbimit dhe maskë, e kapluar nga lodhja, e ulur përtokë.
Ndodhet në Denver, SHBA, në reaprtin e ndihmës së shpejtë “Rose Medical Center”.

Nuk është e dorëzuar Susan Ryan. Kërkon vetëm pak ngrohtësi dhe mbështetje, tek e vetmja qënie që mund t’i qëndrojë aq pranë, pa maskë, por me veshjen e tij të shërbimit. Është qeni i saj Wynn, një labrador ngjyrë qumështi, të cilin Susan-a e ka stërvitur që të vogël që të shërbejë si “kafshë terapie” (pet therapy). Wynn-in e njohin të gjithë në korridoret e kësaj qendre mjekësore, pasi që kur ka qënë tetë javësh, ai ka filluar t’u “shërbejë” pacientëve aty.

“Qëndro ulur. Nuk është aq e vështirë”. Wynn 2.0. Qen shoqërimi.

Në një artikull për kanalin CNN, Susan-a ka treguar:
“E pashê Wynn-inn që u kthye brenda nga xhiroja e tij e rradhës dhe thjesht u ula përtokë dhe pyeta nëse mund të qëndroja dy minuta më të”.

Këto ditë Wynn-i është në dispozicion edhe të stafit mjekësor dhe punonjësve që mund ta ketë pranë sa herë kanë nevojë të largojnë pak stresin dhe të gjejne pak mbështetje emocionale.

Mjekëve dhe infermierëve në rreshtin e parë të ndihmës për të sëmurët me koronavirus, u shkon mirënjohja dhe falenderimi i të gjithë njerëzve, në çdo vend të prekur. Shpesh ata lënë shtëpitë dhe familjarët për t’u shmangur atyre më maksimum rrezikun e infektimit. Dhe në te gjithë këtë sakrificë, mes lodhjes prej orëve të zgjatura të punës, rrëzimit moral dhe shpresës së gjellë për të fituar “luftën”, Wynn-i për Susan-ën, “është momenti më i ndriçuar i ditëve këto kohë”.

New & Trending

Choose a