Aventurierët e Udhëtimeve - Eksperiencat Unike në Vendet Mahnitëse të Shqipëri - Into Albania

Aventurierët e Udhëtimeve – Eksperiencat Unike në Vendet Mahnitëse të Shqipëri

Gjatë kohës së pandemisë globale, ku Koronavirus i izoloi të gjithë në shtëpi, IntoAlbania kontaktoi disa nga blogerët e turizmit, eksploruesit më kureshtarë, të cilët ndanë me ne disa nga destinacionet e tyre më të paharrueshme.

IntoAlbania ka përzgjedhur disa prej tyre për të na treguar për eksperiencat unike në Shqipëri.

1. Malet e Kostenjës @wheretfislena

Fotografja e udhëtimeve shqiptaro-amerikane ose ndryshe “Alberican,” ka zgjedhur këtë mal jo shumë të njohur, si një nga destinacionin e saj më të paharrueshëm. ”Më forcoi imunitetin dhe më riktheu në shëndet të plotë, ashtu siç duhet ta ketë çdo njeri” shprehet blogerja për këtë destinacion të paharrueshëm, në malin e Kostenjës. Për të gjithë ju që doni të eksploroni këtë majë, ajo ndodhet Elbasanit, vetëm 40 km larg Tiranës.

2. Lumi Mat në Fshatin Shkopet @ida_nurce

Gazetarja Ida Nurçe, ka një lidhje veçanërisht nostalgjike me Shkopet, pasi është vendlindja e saj. Dhe ku ka më mirë kur vendlindja jote ka një peizazh kaq spektakolar. E pozicionuar rreth 60 km larg Tiranës, zona ka një bukuri natyrore, me male e lumin Mat që rrjedh paqësisht mbi të. Nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të ndalni dhe të shijoni këtë parajsë të natyrës

View this post on Instagram

Gazetarja @ida_nurce ndan këtë histori për fushatën #IntoAlbaniaTravelsInTime ?? ⠀ ⠀ Kur jemi të vegjël duam të largohemi pa e kthyer kokën pas. Ndërsa rritemi mendojmë sikur të ishim edhe një herë të vegjël. Unë e rigjej këtë ndjesi fëmijërore sa herë marr rrugën për të shkuar në vendlindje. Atje ku e gjithë aventura e jetës sime më vjen si një panoramë e gjallë. Këtë vend gjithmonë e dashuroja ta shihja nga xhamat e makinës. Flija gjithë rrugës dhe aty i thoja mamit “Më zgjo kur të arrijmë te lumi jeshil!” Sot sa herë kaloj andej, ndaloj dhe nuk ngopem duke e parë. Sa ëndrra më ka ngjizur vendi im i bukur! Mund të ecësh shumë larg, por kurrë mos harro ta kthesh kokë nga ke ardhur! #intoalbaniatravelsintime ⠀ ⠀ *** ⠀ When we're children, we want to leave without looking back. As we grow older, we want to be young again. I experience this child-like state each time I visit my birthplace. It's there that the entire adventure that is my life comes back to me, in the living, breathing panorama. I've always loved catching a glimpse of this place from the car windows. I would sleep through our entire journey but, at this spot, I would always tell my mom: “Wake me up when we get to the green river!” Now, whenever I pass by, I stop and cannot get enough of the view. How many dreams were born in my beautiful land! You can go very far, but do not ever forget to turn toward where you came from!

A post shared by IntoAlbania (@intoalbania) on

3. Prush në Vaqarr @sonilahyseni

Shumë blogerë të udhëtimeve, çuditërisht kanë zgjedhur destinacione jo shumë të frekuentuara dhe lehtësisht të arritshme. Destinacione këto që mund të realizohen brenda ditës dhe në rastin më të mirë vende të cilat i ke shumë pranë shtëpisë. Një vend i afërt që na e sjellë blogeria jonë, është Prushi në Vaqarr. një udheëtim plot emocion në fshatin periferik të Tiranës. Vetëm 20 minuta larg kryeqytetit, në të mund të gjeni kodrat liqenin, lëndinat, gjithçka që mund të ofrojë një oaz natyror.

View this post on Instagram

Sonila Hyseni, e apasionuar pas fotografive dhe udhëtimeve ka ndarë për fushatën #IntoAlbaniaTravelsInTime këtë histori ?? ⠀ ⠀ Mund të mos jetë fotoja më e bukur që kam, por ka shumë vlerë për mua. Edhe pse lëvizja nuk lejohet në këto kohë të vështira, më duhet ta pranoj se kam marrë pak liri (duke ndjekur çdo masë të nevojshme, patjetër) për të vizituar disa vende me biçikletë. Ky është një vend i vogël në Prush, një fshat 20 minuta me biçikletë nga Tirana. Zona ka një miksim të mrekullueshëm të elementëve natyrorë: një liqen, kodrina, pemë të gjata, lëndina, qingja dhe cicërima zogjsh. E adhuroj bisedën me vendasit, veçanërisht me të vjetrit të cilët i konsideroj shumë të veçantë. Ata më kujtojnë gjyshërit e mi (të cilët nuk jetojnë me mua në qytet) dhe më ndihmojnë të ndihem më afër tyre. Një mike e imja dhe unë patëm një bisedë shumë të këndshme me Meremen (pas meje në foto) për ndryshimet mes jetës në qytet dhe fshat. I jam shumë mirënjohëse për kujtimet që ndau me ne. Më pas, morëm kohën tonë për të eksploruar zonën. Ishte një ditë plot emocione. ⠀ ⠀ *** ⠀ It may not be the best photo of a landscape that I have, but it means a lot to me. Though moving around is not allowed during these difficult times, I must admit that I have taken the liberty (following all precautions, of course) to visit a few places by bike. This is a small lake in Prush, a village located a 20-minute bike ride from Tirana. The area has a wonderful mix of natural elements: a lake, rolling hills, tall trees, lawns, lambs, the tweeting of birds. I love chatting with the locals, especially the older generation whom I consider very special. They remind me of my grandparents (who don’t live with me in the city) and help me feel closer to them. My friend and I had a warm conversation with Mereme (behind me in the photo) on the differences between city and village life. I'm grateful for the memories she shared with us. Afterward, we took our time to explore the area. It was a day full of emotions. @sonilahyseni #intoalbania #albania #sharealbania #visitalbania

A post shared by IntoAlbania (@intoalbania) on

4. Laguna e Karavasta @anxhi_celiku

E famshme për vëzhgimin e zogjve, si edhe e njohur për habitatin pelikanit kaçurrel, kjo lagunë është një destinacion i lakmuar jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe për turistët e huaj. Dhe “në qoftë se nuk e dini, ky vend ka perëndimin e diellit më të bukur në të gjithë vendin,” kështu shkruan blogeria jonë, për këtë lagunë. Fotoja flet vetë!

5. Mali Çika @afrimtahiraj

Mali Çika është padyshim parajsa e alpinistëve, i konsideruar si një destinacion kryesor midis lexuesve të IntoAlbania-s dhe ekspertëve të udhëtimit. Mali i Çikës ofron ndoshta pamjen më mahnitëse të gjithë vendit: një panoramë e mbreslënëse e Rivierës Shqiptare.

View this post on Instagram

Historia që @afrimtahiraj ka ndarë me ne për #IntoAlbaniaTravelsInTime ?? ⠀ Të gjithë, me të drejtë, impresionohen me pamjen që të ofron panorama e Llogarasë. Por a e keni menduar çfarë panorame mund të ofrojë mali që shtrihet mbi të? Mali i Çikës është mali bregdetar me lartësinë më të madhe në Europë. Alpinistët e mbajnë ngjitjen në këtë mal, sidomos në dimër, si një nga eksperiencat më të veçanta dhe të paharrueshme. Por Çika është nga ato male që kurrsesi s'mund ta pushtosh, sepse ajo i pushton të gjithë. Ngrica, dëbora, erërat dhe terreni tejet i vështirë harrohen teksa shijon panoramën magjiike, aq magjike sa e ke të vështirë që të shkëputesh prej saj. E teksa mendon që i ke marrë maksimumin eksperiencës tënde, në zbritje, për shkak të lartësisë do shijosh një perëndimin të zjarrtë si askund tjetër. Magjik, i vrazhdë, sfidues dhe pushtues, i tillë është ky mal. ⠀ ⠀ ⠀ *** ⠀ Everyone, with good reason, is impressed by the majestic view of the Llogara mountain range. But, has anyone ever thought of the view from the mountain that sits above it? Mount Çika is the highest coastal mountain in Europe. Professional climbers consider it the most unique and unforgettable climb, especially in the winter. But Çika is one of those mountains that you can never conquer, but it conquers all. The frost, snow, winds and harsh terrain fade into the background as you take in the magical view from its peak, so magical that you never want to leave. And, just as you think that you have gotten all you can out of this experience, on your way down from the great heights, you get to witness a scorching sunset like no other. Majestic, severe, challenging and conquering – this is Çika. #intoalbania #albania #shqiperia #stories #colorsofalbania

A post shared by IntoAlbania (@intoalbania) on

6. Moravë, Korçë @deli_mucollari

”Të ngjitesh majën e Moravës, është njësoj si të prekësh majat më të larta të Tokës për të takuar Zotin,” kështu shprehet blogeria për këtë destinacion unik. Përsosmëria e ngjyrave të gjalla dhe majat sfiduese e bejnë këtë mal ndër më të vizituarit në çdo stinë.

View this post on Instagram

Historia dhe fotoja e parë për fushatën #IntoAlbaniaTravelsInTime nga @deli_mucollari ?? ⠀ ⠀ Njerëzimi gjithnjë ka dashur të prekë majat më të larta të Tokës për të takuar Zotin, për ta pasur botën në grusht njëherë, për tu ndier Perëndi veç pak. Po është e çuditshme se si, sa më lart që ngjitesh, aq më të imët të bën të ndihesh madhështia e një mali shekullor. Morava është thuajse shtëpia ime, e kam parë shpesh nga dritarja e dhomës dhe kurrë nuk guxoja ta sfidoja veten për ta ngjitur. Admiroja kryqin e bardhë mbi të dhe thoja me vete që ndoshta ishte më mirë të vazhdoja ta kundroja nga dhjetëra metra më poshtë. Por në kohën e vet, njeriut i duhet ta takojë Zotin me doemos, në një ditë që s’e pret e s’e pandeh. Ndodh në dhomëzën tënde ose në majën e një mali prej burimit të së cilës ke pirë ujë në etje të mëdha. Aty Ai të tregon krijimin artistik më të bukur, koloritin më të gjallë, majat sfiduese dhe shtigjet drejt tyre si për të thënë se ka gjithmonë një rrugë. Ai të tregon përsosmërinë e një imazhi që të shëron sytë, e një toke të pashterur që prodhon jetë, e një qielli paqeje që na rri si çati e sigurt mbi kokë.. Dhe të thotë: “Po ti ç’ke bërë?”⠀ ⠀ ⠀ ⠀ *** ⠀ Morava is my second home. I have looked at it from the window of my room often but never had the courage to challenge myself to climb it. I gazed at the white cross on the peak and always assumed that it was better if I stayed put and admired it from a distance. But the time comes that one must meet God and it happens when you least expect it. It can happen in your little room or up on the mountain’s peak, where you drink from its sources in moments of great thirst. There, He shows you the greatest of all creations, the most vivid of hues, the most defiant peaks as well as their paths, as if to say that there's always a way. He reveals a perfection that heals your eyes, of an ever-fertile earth that brings life, of a peaceful sky that shelters us like a roof over our heads. And He asks: “And you, what have you done so far?“

A post shared by IntoAlbania (@intoalbania) on

New & Trending

Choose a