Barnat që Nuk Duhet të Mungojnë në një Valixhe Udhëtimi - Into Albania

Barnat që Nuk Duhet të Mungojnë në një Valixhe Udhëtimi

Përgatitja e një çante të posaçme ilaçesh nuk është gjëja e parë që vendosim në bagazh në prag të një udhëtimi. Një përjashtim këtu, mund të bëjnë familjet me fëmijë apo prindërit e rinj.

Sa herë ju ka ndodhur të jeni në udhëtim dhe të papërgatitur për një dhimbje koke të papritur, një problem me aparatin tretës, apo një alergji të çastit. Në valixhen tonë të udhëtimit, ka shumë pak ose thuajse fare vend për çantën e ilaçve. Herë për neglizhencë e herë për supersticion, pakkush mendon për dhimbjet e kokës në prag të një udhëtimi. IntoAlbania ka bërë një kërkim të detajuar për t’ju sjellë më poshtë një listë ilaçesh të përgjithëshme, por të domosdoshme për t’i pasur me vete.

Burimi Web Library

Ajo që ju sugjerojmë të bëni është të krijoni një çantë të vogël të cilën e merrni me vete çdo here ashtu siç është. I vetmi kujdes që duhet të keni është ndaj datave të skadenës, në mënyrë që të zëvendësoni here pas here ilaçet e papërdorshme me të reja të të njëjtit lloj.

Burimi Web Library.

Qetësues dhimbjesh: lista këtu mund të jetë e gjatë por këshilla është të merrni me vete ato që përdorni zakonisht, si p.sh: Ibuprofen, Moment, Buscofen, Aulin.

Ulës temperature: mund të mos ju hyjë në punë kurrë, por mund të ndodhë të keni një temperature të papritur dhe jo gjithmonë, mund të gjeni atë që ju duhet, sidomos nëse qëlloni jashtë vendit. Ato me bazë paracetamoli janë më të përhapurat (tachipirina) por edhe aspirina dhe derivatet e saj.

Për shqetësimet e aparatit tretës: janë më të përhapurat për shkak të vështirësisë për t’u përshtatur shpesh here me një kulturë kulinare ndryshe nga ajo që jemi mësuar, por edhe për shkak të mungesës së higjenës në gatim apo ujë dhe ndponjëherë edhe për shkak të pranisë se baktereve të pazakonta. Në këtë rast këshillohet të mbahet me vete një rregullator i florës intestinale siç është Enterogermina dhe një ilaç kundër diarresë si Loperamidi.

Burimi Web Library.

Anti alergjikë: e para ndërhyrje në këtë rast është ajo për të parandaluar shqetësimet nga udhëtimi me automjet, avion, apo anije. Për shqetësime të tjera lidhur me rrugët e frymëmarrjes apo alergjitë e lëkurës do të ishte i mjaftueshëm Incidali.

Ankerplast, për çdo rast, por sidomos, për ndonjë flluskë në shputë nga ecjet e tepërta, apo këpucët e papërshtatshme. Zonjat na kanë kuptuar.

Termometër: i nevojshëm për prindërit që udhëtojnë me fëmijë, sidomos nëse janë të vegjël.

Burimi Web Library.

Kjo listë nuk përfshin ilaçet e recetës, të përdorimit të përditshëm për shkak të patologjive të ndryshme, apo medikamente specifike për udhëtime në vende me protokolle specifike.

New & Trending

Choose a