Berati Ndër 10 vendet me Energjinë më Pozitive në Botë - Into Albania

Berati Ndër 10 vendet me Energjinë më Pozitive në Botë

Mesa duket 2020-ta qenka viti me fat i Shqipërisë! Në këtë fillim viti të shumta kanë qenë portalet ndërkombëtare të turizimit, të cilat në majën e klasifikimeve të vendeve për t’u vizituar, kanë renditur edhe Shqipërinë.

Me bukuritë natyore, mikpritjen, kulturën, historinë dhe besimet, Shqipëria vijon të mbetet një vend i denjë për t’u prekur nga afër.   

Kësaj herë, përpos bukurive natyrore që kanë qenë gjithmonë një thirrje për turistët, Shqipëria përmendet si një ndër 10 destinacionet shpirtërore në botë që duhen vizituar.

Portalit “behind the illusion” e klasifikon qytetin e vjetër të Beratit si një thesar të historisë shqiptare dhe dëshmi e harmonisë midis besimit dhe kulturës. Arkitektura e veçantë, sëbashku me historinë dhe zhvillim mbresëlënës, e kanë pozicionuar Beratin në një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri.

Kisha e Shën Triadhës, Kalaja e Beratit. Foto nga IntoAlbania

Pozitat gjeografike të qytetit kanë frymëzuar kryqëzime të ngjarjeve, kulturave dhe besimeve që kanë ndikuar rrjedhat e historisë.

Pavarësisht se qëndron aty prej shek të IV-ët para Krishtit, sot kalaja e Beratit është një ndër ato fortifikime, që jeta brenda mureve të lashta vazhdon. Me shtëpi karakteristike, kisha, pazare, muze e monumente të cilat rrethohen nga një natyrë e gjelbërt e bëjnë këtë vend shumë të dashur nga turistët.

Përkrah Shqipërisë në listën e “behind the illusion”, qëndrojnë dhe vende të tjera shpirtërore si Mali Kailash në Tibet, Machu Piçhu në Peru, Easter Island i pozicionuar në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor etj.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni këtu.

New & Trending

Choose a