Borë në Pranverë - Zbardhet Veriu i Shqipërisë në këtë Fillim Prilli - Into Albania

Borë në Pranverë – Zbardhet Veriu i Shqipërisë në këtë Fillim Prilli

Jemi zyrtarisht në pranverë, por mesa duket kapriçot e kohës po na sjellin dimrin në këtë fillimi prilli. Në qytetin e Kukësit janë rikthyer sërish reshjet e dendura të dëborës duke e veshur me petkun e bardhesisë qytetin verilindorë

Ermal Hallaci gazetar në Kukës, ka theksuar për IntoAlbania se  “Uljet drastike të temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin në Kukës duke bërë që vendi të zbardhet nga dëbora, trashësia e së cilës në qytet ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në zonat e larta malore mbi 20 cm.”

Kukësi në borë në këtë fillim prilli. Burimi: Ermal Hallaçi

Reshjet e dëborës nisën të binin të martën në mbrëmje. Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku  mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë,” ka shtuar ndër të tjera Ermali.

Kukësi në borë në këtë fillim prilli. Burimi: Ermal Hallaçi

Dëbora ka rënë edhe në zonat e thella malore. E gjithë zona furnizohet me energji elektrike, përjashtuar Njësitë Administrative Ujmisht, Bushtrice, Gryke Çaje që nuk kanë energji. Grupet e gatishmërisë janë në terren për të rikthyer energjinë elektrike në këto zona, njoftoi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Ky 1 Prill përveçse i gjen këta banorë nën borë, i gjen po ashtu dhe të izoluar në banesat e tyre, si një masë paraprake për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Borë gjithashtu ka rënë edhe në qytetet e tjera si Dibër, Peshkopi, Tropojë, Pukë, Shkodër dhe në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore.

Rreshjet e dëborës në Tropojë. Foto nga IntoAlbania
Rreshjet e dëborës në Tropojë. Foto nga IntoAlbania

New & Trending

Choose a