Boronica – Fruti thuajse magjik i veriut të Shqipërisë - Into Albania

Boronica – Fruti thuajse magjik i veriut të Shqipërisë

Boronica, ky frut plot oksidantë me efekte të panumërta të mira për shëndetin e njeriut, shpërndahet nga veriu i Shqipërisë në të gjithë vendin dhe jashtë tij, duke e bërë atë një nga prodhimet më të sukseshme vendase.

Ngjyra blu e errët apo e purpurt e boronicës mbulon bjeshket e veriut, kryesisht ato të Kukësit, Tropojës dhe Pukës. Sipërfaqja me e madhe e këtij  fruti ndodhet në Kukës në Bjeshkët e Bicajve, Shishtavecit, dhe Çajës.  Është pikërisht klima e freskët e veriut e cila prodhon këtë frutë magjike, e cila i dhuron njerëzve jo vetëm shije dhe ëmbëlsi natyrale por po aq shumë shëndet. Duket e pamundur të rradhiten të tëra vlerat shëndetësore të boronicës, aq shumë janë ato!  

Boronicat e veriut. Foto nga Ermal Hallaçi.

Një prej antioksidantëve më të fuqishëm të natyrës

Boronicat jane një nga frutat e verës të cilat ndihmojnë shumë me uljen e peshës. Përveç funksionit kundër mbipeshës, ato përmirësojnë përqendrimin, ulin rrezikun e sklerozës, dhe mbrojnë qelizat e trurit. Antioksidantët e frutave të pyllit mbrojnë shëndetin e zemrës, sytë dhe lëkurën.  Një gjysëm filxhani me boronica përmban 120 miligramë antioksidantë që ulin tensionin e gjakut. Boronicat përmbajnë vitamina C dhe B, karoten, plot proteina e acide, si edhe ekstrakte natyrale yndyrore dhe manganez, i cili kthen yndyrnat në energji.

Prodhim i suksesshëm i fermerëve shqiptarë

Tashmë, boronicat e bjeshkëve shqiptare kanë patentën kombëtare me markën e cilësisë dhe janë ndër prodhimet më të kërkuara në tregjet e huaja. Boronicat janë shumë fitimprurëse për fermerët shqiptarë, veçanërisht ata në veri të Shqipërisë si në Tropojë, Kukës apo Pukë. Pra, aty ku gjenden plantacionet e këtij fruti kaq të shëndetshëm. 

Boronicat e veriut. Foto nga Ermal Hallaçi.

Boronica e Kukësit

Boronica e Kukësit është e markuar dhe ka logon e saj. Ermal Hallaçi tregon për IntoAlbania se “vitet e fundit bjeshkët në Kukës janë populluar me stane verore, ku qindra familjare të fshatrave të Kukësit kanë dalë për mbledhur boronicën ku shumica e banorëve nxjerrin të ardhurat e tyre nga shitja e boronicës.” Sezoni i vjeljes zgjat nga java e fundit e korrikut deri në fund të gushtit. Tregu është në rritje, tregon Hallaçi, me kërkesë të lartë nga kryeqyteti por edhe qytete të tjera.

Boronica e Kukësit. Foto nga Ermal Hallaçi.

Si të përfshini boronicën në dietën tuaj të përditshme

Për ushqimet që kombinohen më mirë me boronicën dhe ide se si mund ti shtoni boronicat në dietën tuaj të përditshme, klikoni këtu

Nëse gjeni boronica me gjethe, mos i hidhni këto të fundit. Çaji i gjetheve të boronicës është një prej lëngjeve më të shëndetshme që mund të pini. Ky tonik i zemrës shëron probleme të veshkave dhe fshikëzës si edhe sëmundje të sheqerit.

New & Trending

Choose a