Britanikët Zbulojnë Shqipërinë - Into Albania

Britanikët Zbulojnë Shqipërinë

Sipërmarrësit që operojnë në fushën e hotelerisë dhe të turizmit në të gjithë Shqipërinë, këtë vit duhet të përgatiten për të pritur një fluks të shtuar turistësh. Kështu duket të paktën duke gjykuar numrin e listave në të cilat përmendet Shqipëria si destinacion për t’u vizituar në 2020-ën. Më të rinjtë në rradhë, janë britanikët, ekspertët e turizmit dhe mediat on line. Më poshtë, sjellim tekstin me të cilin portali i turizmi “Travel Weekly” motivon përfshirjen e Shqipërisë në artikullin me titull: “Trendet e vitit të ri – Destinacione pë t’u vizituar në 2020-ën”.

Ujërat termalë, Bënjë. Foto nga Matthew Storer

Graali i shenjtë i aventurës po shpërfaq një filizë pak të njohur por lehtësisht të arritshme si Shqipëria, në dukje e fshehur mirë mes Greqisë dhe detit Adriatik. Sipas agjencisë turistike “Explore”, shitjet për Shqipërinë rriten mesatarisht me 20% çdo vit, në katër vitet e fundit, arsye për të cilën ky operator e ka quajtur “Kroacia e re”.

Shala River, photo by IntoAlbania.

Një tjetër specialist ndërkombëtar turizmi është shprehur se Shqipëria “është shumë e kërkuar nga udhëtarët me eksperiencë në kërkim të pushimeve alternative në mesdhe. Vendi ish komunist ofron site të shumta të pasurisë kulturore, vijë bregdetare të larmishme dhe peizazhe të egra, si dhe një kuzhinë që trazon influencën otomane me shijet mesdhetare”.

Artikullin e plotë, në origjinal, e gjeni këtu.

New & Trending

Choose a