Bukuritë e Egra Shqiptare në Fokusin e Fotografëve Shqiptarë - Into Albania

Bukuritë e Egra Shqiptare në Fokusin e Fotografëve Shqiptarë

Të fiksosh momentet nëpërmjet fotografimit të jetës së egër, në hapësirat e tyre jetike, përveç aspektit artistik, është një vlerë e shtuar për promovimin, ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e faunës së vendit.

Prej dy vitesh ky ka qenë dhe misioni i Wildlife Albanian Photographers, në dokumentimin e faunës së pasur të vendit tonë. Të denjë për të qënë pjesë e “National Geographic”, Wildlife Albanian Photographers është shembulli më i mirë i tyre në rajon.

Kaprolli, në Dumnicë të Kosovës, foto nga Arian Mavriqi

Me qendër në Kosovë, por në bashkëpunim me shumë fotografë të tjerë shqiptarë të këtij zhanri, ata janë gjithmonë në kërkim të fotos model të jetës së egër. Fotografitë kryesisht realizohen në zonat e ndryshme të mbrojtura në rajonin shqipfolës.

Ketri, në Pejë të Kosovës, foto nga Granit Hyseni

Këtu mund të përmendim Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, i cili ka një pasuri prej 51 mijë lloje shpendësh që popullojnë gjithë zonën, duke krijuar një biodiversitet të rrallë në Shqipëri.

Flamingo, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, foto nga Granit Hyseni

Mbrapa nuk qendron dhe Liqeni i Shkodrës i njohur për vrojtimin e shpendëve, falë 270 llojeve të tilla që e popullojnë atë. Gati 80% e të gjitha llojeve të shpendëve që ndodhen në Shqipëri, ndër to pulëbardhat, pelikani, lejleku, apo shqiponja, mund të takohen këtu.

Pelikani Dalmat, Liqeni i Shkodrës, foto nga Jetmir Troshani

Imazhe të tilla të kafshëve dhe shpendëve në habitatin e tyre, shërbejnë edhe si një ndihmesë e madhe për avancimet shkencore në këtë fushë. E nëse flasim për fotografët e jetës së egër, e rëndësishme është edhe informimin i tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë fotografi ushtron përkushtimin e duhur me natyrën dhe faunën.

Gargulli, në Kamenicë të Kosovës, foto nga Besnik Jakupi
Bajza, Liqeni i Shkodrës, foto nga Jetmir Troshani

Si një zhanër specifik, fotografitë realizohen mes reales dhe surreales, mes teknikes dhe artistikes, për të përcjell imazhin që vështirë se syri i lirë i njeriut mund t’i shikojë.

Kukuvajka, foto nga Arian Mavriqi
Qukapiku larosh i madh, foto nga Besnik Jakupi

Wildlife Albanian Photographers është themeluar nga katër djem të talentuar, Granit Hyseni, Arian Mavriq, Besnik Jakupi të cilët vijnë nga Kosova, si edhe shkodrani Jetmir Troshani. Përkushtimi, pasioni dhe dashuria për natyrën, ka bërë që ata të na dhurojnë një kolanë të bukur të pasurive tona faunistike. Që nga krijimi i këtij grupimi, e deri në ditët e sotme aty janë bashkuar dhe artistë të tjerë duke i dhënë udhë dashurisë së shumë fotografëve me të njëjtën zhanër fotografie.

New & Trending

Choose a