Bukuritë e Fshehura të Pogradecit - Mali i Valamarës dhe Liqenet Akullnajore - Into Albania

Bukuritë e Fshehura të Pogradecit – Mali i Valamarës dhe Liqenet Akullnajore

Është një nga qytetet më elitar të Shqipërisë, me kulturën, traditën dhe bukuritë natyrore, ku vizitori gjen prehje në të katër stinët e vitit. Pogradeci është një rajon me mundësi të pafundme për çlodhje dhe argëtim.

Është vendi i duhur për turistët e të gjitha moshave, si për ata që mendojnë ta vizitojnë për një ditë ashtu edhe për ata që preferojnë të qëndrojnë më gjatë. 

Përveç liqenit, Pogradeci njihet edhe për destinacione turistike malore ku gjenden dhjetëra liqene akullnajore në malin Valamara.

Në faqen e facebook-ut, Bashkia Pogradec ka publikuar disa nga fotot e guidave turistike të kësaj zone, të cilët kanëvizituar këtë mal dhe liqenet akullnajore që gjenden aty.

 “Një super ngjitje sot në malin e Valamarës! Pika me potencial të paparë turistik që bashkon Pogradec-Maliq-Gramsh. 2 orë udhëtim me automjet 4 orë në këmbë dhe në fund në majën e Valamarës mbi 2 mijë metra lartësi. Dhjetra liqene akullnajorë dhe bimësi mbi 300-vjeçare. Vizitoni këtë mrekulli të natyrës”, shprehet bashkia.

Valamara është mal me lartësi 2373 m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit. Në veri kufizohet me Gurin e Topit.

Ka forma të shumta të relievit akullnajor dhe liqene akullnajore mbi 1600 m. Në shpatin lindor buron lumi Shkumbin, kurse në atë perëndimor dhe juglindor, Devolli.

Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme.

New & Trending

Choose a