Byrek Special Me Spinaq – Traditë e Vjetër Dhe Shije Unike - Into Albania

Byrek Special Me Spinaq – Traditë e Vjetër Dhe Shije Unike

Tradita shqiptare e gatimit është e pasur me shije e aroma të dashura, pas të cilave shumëkush që i ka provuar, ka mbetur i magjepsur.

Mes mjeshtërisë së recetave në kuzhinën shqiptare padyshim tradita unike e byrekut dhe lakrorit është më tërheqësja e shijes jo vetëm për shqiptarët por më së shumti për turistët e huaj.

Byrekët mund të përgatiten me një larmi produktesh, me djathtë e qumësht, me qepë e domate, apo me presh por një ndër më të shëndetshmit me plot shije është byreku me spinaq.

Ai ka jo vetëm një shije unike, por dhe vlera të larta ushqyese që vijnë nga spinaqi me të cilat përgatitet.

Përgatitja krejt lehtë në shtëpi 

Përbërësit

1 kg spinaq

6-7 qepë të njoma

500 gr Miell

250 ml Ujë

Kripë

200 gr Djathë i thërrmuar

2 kokrra vezë

Vaj Ulliri

Sodë Buke

Nenexhik

Përgatitja e Brumit

Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin. Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë.

Në këtë moment nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet ndërsa nisim përgatitjen e lakrave të egra.

Përgatitja e Mbushjes me Spinaq

Spinaqin e pastruar mirë me ujë të rrjedhshëm e lëmë të kullojë nga uji dhe e shtypim me duar, i shtojmë qepët e prera hollë, i shtypim të gjitha bashkë.

Më pas hedhim pak kripë. Nëse preferoni, AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni pak nenexhik të freskët, të prerë hollë.

Në fund, rrihni vezët me pak qumësht në një tas bashkë me djathin e thërrmuar dhe shtojani spinaqit duke e përzjerë derisa masa të bëhet homogjene.

Procesi i përgatitjes së byrekut

AgroWe.org ju sugjeron të ndani brumin në 10 toptha të vegjël.

Pasi hapim petën e poshtme e shtrojmë në tepsi, të cilën e kemi lyer me disa pika vaj ulliri, shtrojmë petën tjetër, e spërkasim me disa pika vaj ulliri dhe vijojmë kështu derisa të kemi shtruar petën e katërt.

Më pas, shtrojmë gjysmën e mbushjes me spinaq dhe vijojmë të shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur me disa pika vaj ulliri.

Hedhim pjesën tjetër të spinaqit dhe vijojmë me shtrimin e katër petëve të tjera.

Në fund petëve u kthejmë pak anët.

Më pas, byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë deri sa të marrë pjekjen e duhur.

Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me pak gjalpë fshati. Burimi: AgroWeb.org

New & Trending

Choose a