Çajrat e shëndetshëm të Shqipërisë – Na ngrohin zemrën dhe na ushqejnë trupin - Into Albania

Çajrat e shëndetshëm të Shqipërisë – Na ngrohin zemrën dhe na ushqejnë trupin

Çaji, me velrat e tij të panumërta shëndetësore, është një pije që bëjmë mirë t’a përfshijmë në rutinën tonë të përditshme.

Tani që dimri po afron, çaji bëhet një pije e dëshirueshme nga të gjithë. Por, shumë prej nesh bëjmë gabimin t’a konsumojmë çajin vetëm në stinën e ftohtë apo kur sëmuremi. Ndoshta jo të gjithë e dinë se çaji është një nga pijet më të shëndetshme që mund (duhet!) të konsumojnë gjatë gjithë kohës. Çdo stinë, çdo ditë, madje 1-4 herë në ditë është doza e çajit e rekomanduar! Duhet thjesht të kujdesemi që ata të jenë çajra të llojeve të ndryshëm që të ruajmë balancën e masave të vlerave të secilit prej tyre. Duke e bërë çajin pjesë të dietës tonë, përfitojmë shumë edhe mbajmë trupin të hidratuar, diçka e këshillueshme për luftën kundër pandemisë.

Jemi me fat që jetojmë në Shqipëri pasi vlerat e çajrave bimorë të Shqipërisë janë shumë të larta dhe të kërkuara nga tregu ndërkombëtar sa vjen e më shumë. Atëherë, do të gabonim rëndë nëse nuk do të përfitonim! Cilët çajra të vendit mund të pijmë gjatë ditës që të përfitojmë sa më shumë vlera shëndetësore? Lexoni listën më poshtë.

Çaji i sherebelit

Përdorimi i shpeshtë i këtij çaji lufton mërzinë, ankthin dhe stresin. E kush nuk i përjeton këto të fundit? Por nëse kjo nuk ju mbush mendjen, sherebeli ofron plot arsye të tjera për të vrapuar në treg e për t’a blerë urgjentisht! Çaji përdoret për të trajtuar dhimbjet, për të ulur nivelin e sheqerit, si edhe për uljen e temperaturës. Është antioksidant i fortë dhe parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme. Është shumë e rëndësishme që këtë çaj mos t’a ziejmë bashkë me ujin por t’a hedhim në ujë pasi uji valon. I lëmë gjethet 7-8 minuta dhe i konsumojmë. Vetëm kështu i ruajmë vlerat e këtij çaji të shëndetshëm.

Çaj sherebeli

Çaji i malit

Ndoshta është ky më i njohuri i çajrave të vendit! Çaji i malit njihet edhe si rigoni i kuq apo Sideritis Raeseri (ka shumë çaj të llojit Sideritis në Ballkan por ai shqiptari është pikërisht “Raeseri”). Çaji i malit ka efekte shumë të mira pasi lufton mikrobet dhe është antiflamtor kundër enjteve dhe infeksioneve. Ai ul nivelet e tensionit të gjakut dhe presionin ndaj zemrës. Pastron rrugët e frymëmarrjes si edhe lufton problemet me tretjen. Ka shumë më tepër vlera të cilat mund ti lexoni në Agroweb. Mënyra më e mirë për t’a përgatitur është duke hedhur bimën e plotë apo vetëm lulet në ujë të nxehtë dhe të ulni temperaturën, duke mundësuar zierjen e lëngut për 5-10 minuta.

Çaj mali

Çaji i blirit

Një tjetër çaj çudibërës! Bliri përdoret gjërësisht kundër ankthit për shkak të aftësive qetësuese kundër stresit mendor dhe luhatjeve të humorit. Çudija është se çaji qetëson pa ndikuar në hormone! Ky çaj ndihmon traktin respirator, diçka shumë e rëndesishme kundër pandemisë. Përdoret kundër inflamacionit dhe dhimbjeve të kokës si edhe largon helmet nga trupi. Një filxhan në ditë bën mrekulli por nuk duhet tepruar. Nuk këshillohen më shumë se tre filxhanë në ditë! Kujdes sepse çaji i blirit nuk duhet konsumuar nga gratë shtatzëna apo ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Çaj bliri

Çaji i boronicës

Dihet se boronica është një frut thuajse magjik antioksidant që ndihmon me uljen e peshës, përmirëson përqendrimin, ul rrezikun e sklerozës dhe tensionin e gjakut, mbron qelizat e trurit, shëndetin e zemrës, sytë dhe lëkurën. Tani imagjinoni të merrni gjithë këto vlera në formën e çajit të ngrohtë! Gjithashtu, çaji nga boronica është i domosdoshëm për shëndetin e rrugëve urinare. Duke rritur qarkullimin e gjakut, ky çaj pastron veshkat dhe trupin nga toksinat. 

Boronica e Kukësit. Foto nga Ermal Hallaçi.

Kamomili

Ky çaj njihet në mbarë botën për aftësitë e tij qetësuese por edhe sepse është një lulë që rritet në shumë ambiente të ndryshme. Për këtë arsye, kamomilin e konsumon gjithë bota! Në vend që të konsumoni kamomil të importuar dhe/apo të paketuar, ju sugjerojmë të gjeni çaj kamomil të vendit pasi kështu siguron maksimumin e vlerave që ky çaj ofron. Ai është një nga qetësuesit më të fortë për mendjen dhe muskujt! Shumica e njerëzve preferojnë t’a pijnë në mbrëmje por ky çaj këshillohet të konsumohet në çdo moment sipas nevojës.

Çaj kamomili. Foto nga FirstCry Parenting.

New & Trending

Choose a