Çfarë do të Ndodhë me Personat që Janë Bllokuar Jashtë Atdheut - Into Albania

Çfarë do të Ndodhë me Personat që Janë Bllokuar Jashtë Atdheut

Në këto ditë ku pothuajse e gjithë Evropa ka marra masa për mbylljen e kufijve si rezultat i koronavirusit, një komunikatë e rëndësishme vjen nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka vënë në dukje se nuk do të ketë asnjë penalizim ndaj shqiptarëve që kanë mbetur në Itali apo vende të tjera dhe që nuk kanë mundur të kthehen në atdhe për shkak të mbylljes së kufijve nga situata me COVID-19. Ndër të tjera kryeministri ka theksuar se duhet durim pasi edhe qeveritë e vendeve të tjera të prekura nga koronavirusi janë në vështirësitë e tyre në përballjen me këtë që ai e quan luftë, qoftë në sistemin shëndetësor ashtu edhe financiar.

“Çdo gjë në kohën e duhur ju lutem. Nuk mund t’i zgjidhim të gjitha në të njëjtën minutë sepse nuk jemi Zoti dhe nuk kemi shkop magjik, dhe duhet të kuptojmë që edhe të tjerët kanë një mijë halle e probleme të tyre. Franca që ka sistemin më të financuar nga buxheti i shtetit në shëndetësi gjendet në një situatë që është alarmante. Presidenti i Francës bën thirrje për mobilizim vullnetarësh në mbështetje të sistemit shëndetësor. Amerika nuk ka respiratorë të mjaftueshëm. Mos vazhdojmë me të tjerët. Janë një mal me halle në çdo shtet. Dhe të gjithë ata që kanë mbetur në anën tjetër të kufirit duhet ta kuptojnë që kanë mbetur si rezultat i fillimit të një lufte, jo se i ka penguar një forcë që qëndron këtu në tokë, nga pikëpamja e një qeverie apo një tjetër. Siç i kemi pezulluar të gjitha afatet për të gjitha proceset burokratike, ashtu edhe vendet e tjera do të bëjnë të njëjtën gjë. Kush për shkak të ndalimit që ka krijuar lufta, sigurisht që nuk do të trajtohet sikur ka shkelur ligjin se kështu ka dashur vetë,” tha Rama.

New & Trending

Choose a