Curraj i Epërm - Perla e Fshehur e Alpeve, Destinacioni Ideal për Këtë Verë - Into Albania

Curraj i Epërm – Perla e Fshehur e Alpeve, Destinacioni Ideal për Këtë Verë

Curraj i Epërm është një ndër fshatrat më të izoluar të rajonit, por që përshfaq një nga pamjet madhështore të peizazhit të Alpeve, një destinacion turistik i pashkelur, perlë e turizmit malor.

I pozicionuar në një luginë magjepëse, ai ndan fshatin Nikajn dhe Mërturin në rrethin e Tropojës, në veri të Shqipërisë.

Shtëpitë, kulla prej guri, bjeshkët e larta në të dyja anët dhe lumi i pastër kristaltë, që përshkon mes për mes fshatin e gjelbëruar, e bën Currajn e Epërm të fitojë epitetin e një ndër fshatrave më të bukur të Shqipërisë.

Prej dy vitesh është hapur edhe rruga e makinës nga kontributet e banorëve të zonës si edhe nga Njësia Adm Lekbibaj.  Deri në Curraj, janë 14 km rrugë mes pyllit të dendur të ahut të pemëve të larta, të cilat udhëtimit i japin një tjetër pamje magjepsëse.

Pavarësisht se i izoluar ky vend është frekuentuar shumë nga turistët e huaj dhe vendas gjatë këtyre viteve, të cilët kanë preferuar më shumë udhëtimin në këmbë, si një eksperiencë unike për të vajtur nga Curraj i Poshtëm në atë të Epërm. Një udhëtim që zgjat rreth 4-5 orë, por peizazhi dhe pamja mahnitëse, do ju bëjnë që orët të mos ndihen.

Ermal Hallaçi theksoi për IntoAlbania-an, se ‘Curraj i Epërm është një nga parajsat tokësore që ka Shqipëria ose ndyshe Ishulli i Ballkanit, mund të them që është me i bukur se Thethi.  Natyrë e virgjër, ujvarat, përrojt dhe pemët e ahut përreth e bëjnë udhëtimin edhe më të bukur drejt këtij destinacioni të fshehur të Shqipërisë. Duhet ta vizitoni, aty eshtë Shqiperia e vërtetë!’

Curraj i Epërm është fshat i denjë për t’u kthyer në top listën e destinacioneve turistike. Për të gjithë ju që doni të eksploroni bukuritë Shqiptare dhe që keni shpirtin e aventurës, Curraj i Epërm, është një fillim i mbarë.

New & Trending

Choose a