Dhuro një Lodër - Dhuro një buzëqeshje - Into Albania

Dhuro një Lodër – Dhuro një buzëqeshje

Solidariteti pas tërmetit në Shqipëri, ka prekur zemrat e çdo personi. Të menjëhershme kanë qenë mbështetjet jo vetëm nga Shqipëria, por anembanë botës.

Sigurisht që nuk janë momente aspak të lehta, por nisma të ndryshme janë munduar të sjellin sadopak buzëqeshjen në çdo person që po vuan pasojat e kësaj tragjedie natyrore. 

Të vegjlit janë ata që e pasqyrojnë në sytë e tyre këtë trishtim, e jo më kot një pjesë e fushatave sensibilizuese bëhen për ta. E tillë është dhe nisma “Dhuro një Lodër”. E ideuar nga punonjësit social, ato kanë përfshirë edhe organizatat, Plan&Go, EMDR Albania si dhe profesionistët e lirë.

 “Dhuro një lodër” kërkon të gëzojë fëmijët e prekur nga tërmeti dhe t’i lumturojë ata njësoj si gjithë të tjerët. Pasi jemi në muajin e festave dhe dhjetori duhet të jetë një magji për çdo fëmijë. 

Kjo fushatë është e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në gëzimin e tyre. Prindër, gjyshër e fëmijë, organizata dhe biznese mund të bëhen bashkë në datat 14-15 si dhe 21-22 dhjetor në hollin e ArTurbinës, nga ora 9.00-21.00, si vullnetarë në grumbullimin dhe dërgimin e dhuratave.

Të gjitha lodrat do të shpërndahen në zonat e prekura nga tërmeti, tek ata fëmijë të cilët nuk kanë më një shtëpi.

Dhuroni që të bëni sa më shumë fëmijë të lumtur.

New & Trending

Choose a