Dua Lipa - Nuk e di Nëse po Bëj Gjënë e Duhur - Into Albania

Dua Lipa – Nuk e di Nëse po Bëj Gjënë e Duhur

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka bërë publike datën e re të prezantimit të albumit të saj të rradhes. Ndërsa tri nga këngët e këtij albumi tashmë janë bërë të njohura për publikun, dalja në treg e “Future Nostalgia” ishte parashikuar më datë 3 prill.

Pas shumë dyshimesh dhe përplasjesh të brendëshme për qëndrimin e duhur për të mbajtur në situatën e rënduar globale krijuar si pasojë e koronavirusit, më në fund Dua Lipa ka vendosur ta afrojë datën e publikimit, më 27 mars.

E shfaqur në një video me sy të përlotur dhe ngarkesë të dukshme emocionale Dua tha:

“Isha në luftë me veten nëse duhet ta nxirrja albumin, me që ky është moment me shumë vuajtje. Nuk e di nëse jam duke bërë gjënë e duhur, por ndjej se tani kemi nevojë për muzikë, për gëzim, që të shohim dritën në fund të tunelit dhe së bashku të sjellim ndryshimin”.

Tre këngët e publikuara deri më tani, kanë marrë pëlqimin e menjëhershëm si të publikut ashtu edhe kritikës. E përditëshmja britanike muzikore online, New Musical Express (NME), ka bërë edhe reçensën e parë të albumit duke dhënë maksimumin e vlerësimit (5 yje), si për paraqitjen e Dua Lipës nga ana vokale, ashtu edhe muzikore,

Ky album i përket rrymës disco pop, ku tingiujt “elektronic” janë veshur me një pëlhurë nostalgjie të muzikës së viteve ’90 që të kujton artistët e këtyre viteve si Madonna, Guen Stefany, Outcast, Blondie, nga të cilët Dua Lipa është inspiruar për këtë album dhe të cilëve ka dashur t’u bëjë homazh.

New & Trending

Choose a