Eja në Alpet Shqiptare, Eja në Mit – Madhështia e Alpeve në Foto - Into Albania

Eja në Alpet Shqiptare, Eja në Mit – Madhështia e Alpeve në Foto

Me majat e larta që arrijnë deri në 2600 m, të ndara nga lugina të thella, me qafa të rrezikshme dhe maja të thepisura, Alpet Shqiptare formojnë një peizazh madhështor dhe frymëzuese.

Përveç atyre që ju shikon syri i lirë, ekziston dhe një anë tjetër e Alpeve që shfaqet vetëm për ata që dëshirojnë të zbulojnë misteret e maleve tona, e të rrëmbehen nga mitet dhe legjendat të cilat janë të trashëguara brez pas brezi.

Për të sjellë jo vetëm panoramën mahnitëse, por edhe për të veshur petkun e misterit, Alket Islami vjen me albumin “Albanian Alps From the Air”. Në këtë vëllim, të gjashtë të tijin, përfshihen foto nga ajri i Alpeve Lindore Shqiptare të realizuara 20 vitet e fundit. Janë rreth 293 foto të konceptuara si një guidë, të cilat përveç përshkrimit kanë edhe  informacione e simbolika të detajuara.

Prej vitesh fotot e Alketit, të realizuara nga ajri janë shndërruar në një pasaportë të turizmit shqiptar. Në këtë album, kushtuar Alpeve Lindore, fotografia e tij ajrore ka skanuar relievin e jashtëzakonshëm, që realizon kontraste të rralla me kreshtat e maleve, albumi nis me lindjen e diellit nga qyteti i Bajram Currit dhe mbyllet me perëndimin në Razëm, që zë zonën perëndimore të Alpeve tona. Pikërisht kjo e fundit do të jetë dhe sfida e së ardhmes, për t’i hapur dyert një tjetër projekti, atë të Alpeve Perëndimore Shqiptare.

E nëse do i hidhje një sy mbi Alpet do të kuptoje pse Eposi i Kreshnikëve zhvillohet mbi to. Alpet shqiptare për bukurinë që i ka falur natyra dhe për kontrastet e theksuara të relievit, vërtetojnë për të disatën herë që janë madhështore.

Ky album ofron Shqipërinë nga një dimension ndryshe, e cila vjen si një buqetë me imazhe të mrekullueshme, padyshim që do të intrigoheni nga pamjet mahnitëse të relievit dhe natyrës shqiptare.

New & Trending

Choose a