Ekspozohet në Londër Jeleku Shqiptar nga Koleksioni i Edith Durham - Into Albania

Ekspozohet në Londër Jeleku Shqiptar nga Koleksioni i Edith Durham

Në Londër të Anglisë është çelur një ekspozitë interesante, e cila në qëndër të saj, ka punën e shtatë grave që kanë kontribuar në koleksionimin e veshjeve të shek XX nga trevat e Ballkanit dhe të Azisë Jugore. Një ekspozitë e cila kërkon t’i sjellë në vëmendje këto kostume, duke i konsideruar ato vepra arti.

Pjesë e kësaj ekspozite në galerinë “Two Temple Place”  është edhe jeleku i veshjes tradicionale shqiptare, qëndisur me ar, nga koleksioni i shkrimtares anglese Edith Durham. Një shembull mahnitës i artizanatit shqiptar të realizuara mjeshtërisht nga gratë tona. E përditshmja Financial Times i ka dedikuar një artikull këtij koleksioni që përfshin veshje mbi 200 vjeçare dhe na tregojnë se sa të rëndësishëm janë tekstilet për historinë njerëzore. Ndër të tjera thekson se, Edith Durham e bija e një kirurgu, ndërmori udhëtimin e saj të parë në Ballkan më 1900, duke u kthyer në një mbështetëse pasionante të çështjes shqiptare.

Edith Durham udhëtoi në të gjithë Ballkanin për mbi 20 vjet duke dokumentuar rajonin përmes skicave, fotografive dhe shkrimeve, gjithashtu ajo mbledhi shumë sende si veshje tradicionale dhe stoli. Durham ia dhuroi koleksionin e saj të gjerë të tekstileve, veshjeve, fotografive dhe skicave Muzeut Bankfield në 1935, ku pjesa më e madhe e këtij koleksioni ndodhen aty ende dhe sot.

Jeleku i prezantuar në galerinë “Two Temple Place,” Londër. © Paul Tucker

Edith Durham gjithmonë ka qenë e mrekulluar nga veshjet shqiptare. Koloriti dhe ornamentet e tyre shpesh herë u kthyen në objekt studimi dhe admirimi, ku ajo ka lënë disa shënime interesante mbi këto kostume popullore.

Ky jelek i qëndisur sipas traditës shqiptare është vetëm një, prej veprave të paraqitura në ekspozitën e tekstileve nga Ballkani dhe Azia, e cila do të qendrojë e hapur deri më 19 prill. Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu.

New & Trending

Choose a