Faqja e Njohur Turistike - Eksploroni Butrintin, do ju Kujtojë ''Indiana Jones'' - Into Albania

Faqja e Njohur Turistike – Eksploroni Butrintin, do ju Kujtojë ”Indiana Jones”

Rrënojat 2500-vjeçare të Butrintit, kanë qenë gjithmonë një atraksion jo vetëm për turistët, por edhe për portalet e shumta që merren me promovimin e turizmit. Faqja e njohur turistike dare2go, zonën antike të Butrintit e përshkruan si një vend që ”nuk do ta imagjinoni dot që një pyll i tillë i dendur, fsheh mbetjet e atij që dikur ishte qyteti më i rëndësishëm i zonës. Shqipëria e vogël ka katër zona të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe vendi i parë i mbrojtur nga UNESCO-ja është zona antike e Butrintit.’’

Në shkrimin e saj portal dare2go, jep një panorama të detajuar se çfarë mund të gjeni në Butrint. Që nga Kulla Veneciane, Kapela e Asclepius, Teatri Antik, Pagëzimorja, Forumi Romak Agora, Bazilika e Madhe, Porta e Luanit e shumë e shumë të tjerë, mes tyre gjeni edhe vendet e tjera që mund të vizitoni afër Butrintit, si kalanë e Ali Pashës apo edhe kështjellën trekëndore Veneciane.

Monumentet e Butrinitit reflektojnë historinë e tij të pasur, në të përfshihen rrënojat e lashta që datojnë nga kohërat greke dhe romake duke mbuluar periudhën nga shekullit VIII para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit, pra më shumë se dy mijëvjeçarë.

Butrinti ka dy gjëra që e bëjnë mjaft të veçantë shprehet portali ‘mbetje të ndryshme që tregojnë një kohëzgjatje të gjatë pushtimi dhe bimësia e dendur. Pemët ofrojnë hije dhe na kujtuan disi pamje në Amerikën Latine. Zona të kujton “Indiana Jones” duke eksploruar në rrënojat e humbura prej kohësh.’’

Butrinti është pjesë e Parkut Kombëtar të madh të Butrintit, që ndodhet më pak se 20 kilometra në jug të qytetit të Sarandës.

Zona arkeologjike e Butrintit është mjaft e madhe, theksohet ndër të tjera në përshkrimin e portalit, me rreth 200 hektarë. Të gjitha atraksionet kryesore janë në kodrën më të afërt të portës hyrëse. Duhet të planifikoni një vizitë që mund të zgjasë rreth tre orë. Ndoshta një orë më pak nëse nuk dëshironi të ecni përgjatë murit të jashtëm për të arritur në Portën e Luanit, megjithëse kjo shëtitje ka pamjet më të bukura.

Dhe në fund të shkrimit stafi nuk harron të jap edhe rekomandimet. Udhëtimi për në kështjellën e Butrintit është i gjatë. Ju rekomandojmë të vishni këpucët e duhura dhe të merrni ushqime me vete. Ju lutemi mos hidhni mbeturina, pasi jeni duke vizituar një Park Kombëtar!

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni këtu.

New & Trending

Choose a