Faqja Turistike - Shqipëria e Pasur me Natyrë të Egër dhe Histori, e Denjë për t'u Eksploruar - Into Albania

Faqja Turistike – Shqipëria e Pasur me Natyrë të Egër dhe Histori, e Denjë për t’u Eksploruar

Prej vitesh tashmë Shqipëria nga të huajt shikohet si një destinacion i denjë për t’u  eksploruar pasi ofron gjithçka, që nga natyra, ajëri, tradita dhe kultura. Së fundmi Shqipëria është bërë pjesë e faqes së njohur të udhëtimeve e cila jep informacione nga të gjitha destinacionet e botës, nomadlo.com.

Faqja e njohur turistike e përshkruan Shqipërinë si një vend të vogël të vendosur në Gadishullin Ballkanik në Jug dhe Juglindje të Evropës. Ai ka shumë kështjella dhe zona arkeologjike. Edhe pse shumë turistë nuk dinë shumë për këtë vend, ai është i mrekullueshëm për t’u eksploruar sepse ofron  natyrën e egër dhe ajrin mesdhetar. Vendi është më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz në pushime krahasuar me vendet e tjera. Ndër të tjera faqja rendit dhe një listë me destinacione që mund të vizitoni, ku në krye të listës është Berati i cili pasohet nga Riviera Shqiptare, Durrësi dhe Kruja.

Berati

Në përshkrimin e saj për Beratin portali thekson se ky qytet i vendosur në mes të Shqipërisë është i njohur ndryshe si “qyteti i një mbi një dritareve”  për shtëpitë e tij të bardha otomane. Ai quhet ndryshe edhe qyteti i muzeve dhe kështu do të ishte një rast i shkëlqyer për ata që e duan historinë dhe kulturën për ta vizituar.

Riviera Shqiptare

Me vijën bregdetare më të lakmuar, Riviera Shqiptare, shtrihet përgjatë detit Jon. Është relativisht më pak e mbushur me njerëz dhe plazhet ju mundësojnë gjithçka. Hotelet dhe ndërtimet e tjera ju ofrojnë të kaloni pushime të shkëlqyera, ndërsa fshatrat përreth ia vlen të vizitohen.

Durrësi

Faqja turistike e përshkruan Durrësin si një qytet port, ndër më i rëndësishmi në Shqipëri. Është i pasur si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor. Gjatë gjithë vitit hapen ekspozita. Sidoqoftë, Amfiteatri luan një rol kryesor dhe njihet si një tërheqje e rëndësishme e qytetit. Përveç kulturës dhe historisë, qyteti ka edhe plazhe për turistët.

Kruja

Ndërsa për qytetin historik të Krujës theksohet se është i rrethuar nga shumë lokacione të rëndësishme, si kalaja e vendosur në qytetin e konsideruar si i shenjtë nga popullsia vendase. Ka muzeun ”Skënderbeu”, që është një kujtesë e luftërave në zonë. Për më tepër, zonat pranë qytetit janë me rëndësi kulturore dhe të mira për t’u vizituar

New & Trending

Choose a