Fërgesa - Shija më e Kërkuar e Turistëve në Shqipëri - Into Albania

Fërgesa – Shija më e Kërkuar e Turistëve në Shqipëri

Një ndër elementet që ne si komb mburremi, përveç historisë, kulturës dhe vendeve përrallore që natyra na ka falur, është edhe kënaqësia që merret nga tradita jonë e gatimit. Është e pashmangshme për çdo turist të huaj apo vendas të mos provojnë gatimet tradicionale të qytetit pritës.

Mbas një shëtitje në vendet më atraktive, do të jeni në kërkim të një gatim tradicional të zonës  Dhe nëse vizitoni Shqipërinë e Mesme, nuk mund të largoheni pa provuar fërgesën, e konsideruar si tradita më e hershme e kuzhinës shqiptare. Është recetë tipike e kësaj zone, dhe mbetet nga gatimet më të shijshme të kuzhinës shqiptare.

Fërgesa e Shqipërisë së Mesme. Burimi: AgroWeb.org

Përgatitja e Fërgesës Tradicionale  

(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)

Përbërësit

4-5 kokrra domate

4-5 speca te gjelbër ose kuq

4 thelpinj hudhër

Kripë

Piper

Vaj ulliri

3 kokrra vezë

6 lugë gjizë

Spec djegës

Majdanoz

Përgatitja

Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm domatet dhe specat.

Specat i presim në rrathë të hollë ose në shirita.

Vendosim një tigan të madh në zjarr. Më pas shtoni në të vajin e ullirit dhe specat. Shtoni hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur.

Domatet i grijmë në rende për t’i bërë si pure ose i kalojmë në mikser.

Purenë e domateve e shtojmë tek tigani ku kemi specat.

Hedhim kripë dhe i lëmë të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

Në këtë moment, fërgesën e heqim nga zjarri, i shtojmë gjizën e kavërdisim.

Më pas shtojmë tre vezët e rrahura, i përzjejmë mirë, shtojmë piperin djegës dhe majdanozin e grirë hollë.

Të gjithë masën, pasi e kemi përzjerë mirë e vendosim në një tavë balte dhe e fusim në furrë të parangrohur për 10 minuta duke e kavërdisur disa herë. Burimi/AgroWeb.org

New & Trending

Choose a