Festivali i Gastronomisë Lezha Gatuan Online - Promovimi i Kulinarisë dhe Produkteve Lokale - Into Albania

Festivali i Gastronomisë Lezha Gatuan Online – Promovimi i Kulinarisë dhe Produkteve Lokale

Vitet e fundit, Lezha është kthyer në destinacionin e preferuar të vizitorëve e turistëve për kuzhinën e elauboruar, kreative dhe atë tradicionale që ofrohet në restorante që nisin pranë detit dhe deri tek ato të ndërtuara në zonat rurale.

Prej tre vitesh në këtë qytet organizohet edhe Festivali i Gastronomisë ‘Lezha Gatuan.’

Festivali i Gastronomisë Lezha Gatuan Online

Ky edicion për shkak të pandemisë dhe anulimit të aktivitete kulturore e turistike, Festivali i Gastronomisë “Lezha Gatuan 3” i planifikuar për datat 5-6 maj, u rikompozua për t’u përshtatur situatës së Covid-19.

Ndonëse nuk do të ketë pjesmarrës prezent në sheshin “Gjergj Kastrioti,” kjo festë lokale e bërë traditë dhe që ka zgjuar mjaft interes, nuk do të mungojë edhe këtë vit me gatimet nga shefat më të mirë.

IntoAlbania ka realizuar një intervistë me Gjergj Figurin, përgjegjës për turizmin në Bashkinë Lezhë, i cili është njëheras edhe ideatori dhe realizuesi i këtij festivali.

Z. Figuri ndër të tjera ka theksuar se ky festival është ideuar dhe realizuar si një mundësi e mirë për promovimin e Lezhës si destinacion turistik i gastronomies. Prezantimi i kulturës dhe vlerave të trashëgimisë kulturore duke synuar promovimin e Lezhës si destinacion potencial turistik gjithëvjetor. Disa nga kuzhinierët më të mirë të Lezhës do të sjellin për ndjekësit në rrjete sociale, median elektronike dhe me çdo mënyrë tjetër promovimi, gatimet e tyre më të veçanta dhe me frymëzim lokal. Me këtë nisëm synohet sërish që të nxiten krijimi i pjatave të reja dhe sa më pranë produkteve të fermerëve lokalë. Prej disa ditësh Bashkia Lezhë e ka shpallur këtë fushatë dhe nga dita e sotme në faqen e saj në facebook, është publikuar video e parë nga Agriturizmi Hylli Dritës dhe për një javë në vazhdimësi do të publikohen edhe recetat e tjera.

Në këtë festival marrin pjesë restorantet më të njohura në Lezhë, shprehet Gjergji. Përveç shefave më të mirë të kuzhinës kësaj rradhe pjesë janë edhe gatimet tradicionale të gjysheve.

Ndikimi i këtij festivali në turizëm

Për IntoAlbania-n, Gjergji shprehet se gjatë vitit 2019 Lezha pati një rritje të numrit të vizitorëve dhe turistëve në turizmin gastonomik me nje shifër rreth 250 000 persona nga qytetet e ndryshme shqiptare, Kosova, Maqedonia, si edhe turet me kroçera, apo guidat turistike, ku përfshihen pikërisht ndalesa në restorantet e Lezhës. 

Kultura e gastronomies lezhjane ka një ndërthurje të kuzhinës tradicionale shqiptare me ndikimet e kuzhinës mesdhetare. Në restorantet e Lezhës u jepet rëndësi prodhime vendase të stinës duke bërë edhe me të shijshëm gatimin, ndaj menjëherë do të kuptoni se përse kjo zonë është ndër më të kërkuarat në Shqipëri. Lezha është shije në kuzhinë dhe dëshirë për t’u eksploruar, thekson ndër të tjera Gjergji. Le të jenë të tilla nisma një fillim i mirë të këtij sezoni veror.

New & Trending

Choose a