Festivali i Resë - Një Ndërthurje midis Tradicionales dhe Bashkëkohores - Into Albania

Festivali i Resë – Një Ndërthurje midis Tradicionales dhe Bashkëkohores

Jeta artistike e Tiranës prej mëse 10 ditësh po pasurohet nga eventet e festivalit të Resë, i cili këtë vit ndodh në edicionin e katërt. Teksa shumë aktivitete janë mbyllur si pasojë e pandemisë, ky festival po shërben si platformë mbështetje për artistat.

Ky edicion i veçantë si pasojë e koronavirusit kërkon të gërshetojë një shumësi performancash nga të gjitha trevat shqiptare.

IntoAlbania ka realizuar një intervistë me drejtoreshën artistike të këtij festivali, Edit Pulën e cila është shprehur se “ky festival ka lindur dhe i kushtohet artit, mes dancit bashkohorë dhe art të performancës. Këto dy shtylla mbeten dhe kanë qenë pjesë e festivalit edhe këtë edicion. Përgjatë ditëve dhe netëve të festivalit do të sjellim ndërthurjen më të mirë midis dy ekstremeve të kulturës (artit ,muzikës,dancit dhe ndërthurjeve të tyre) një larmi disiplinash, qasjesh, e deliri artistik shqiptar me mbi 100 artistë nga Tepelena e deri në Gjakovë.”

Ky edicion i katërt u nis me performancën e Klod Dedjes dhe të artistit me famë ndërkombëtare Sisli Xhafës.  Ashtu si në çdo edicion ky festival lind si nevojë për të krijuar një hapësirë dhe promovim të dancit dhe arteve bashkohore, kryesisht ato performativ.

Nëse vjet ishin 15 shtete prezente nga e gjithë bota, këtë vit marrin pjesë vetëm artistë shqiptarë dhe kosovarë ku deri më datë 2 gusht do të performojnë më shumë se 100 artistë. Filozofia e këtij festivali mbetet e njëjtë ashtu sikundër edhe në edicionet e mëparshme, është promovimi i bashkohores dhe i traditës, krijimi i një audience të re, për ata që nuk e njohin artin bashkohorë të prezantohen me të dhe ata që njohin artin bashkohorë, por nuk njohin traditën kanë mundësinë të njihen me produktet më interesante nga veriu në jug të muzikës më të mirë shqiptare.

Ndër të tjera më shumë entuziazëm Edit shprehet edhe për koncertin e  mbrëmjes së së enjtët ku do të promovohet  një produkt shumë inovativ, i cili po të mos ishin kushtet e pandemisë do të kishte një jehonë shumë më të madhe. ”Në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, në fund të prillit nisi të inçizohej një album i muzikës tironse nga më e mira dhe më e vjetra, të regjistruara mirë për t’i dhënë një rëndësi ndërkombëtare. Inçizimi është bërë nga një ekip profesionist i BBC ku janë mbledhur artistët më të mirë të muzikës tironse. Ky album është një dhuratë për këtë vit jubilar për kryqytetin, një kartolinë zanore në kuadër të festimeve të 100 vjetorit.”

Ahengu Tironas do të ofrojë një koncert të paharruar me muzikën më të mirë Tironse teksa promovojmë Albumin më të ri muzikor ‘ TIRANA si një dhuratë për tiransit dhe botën mbarë me rastin e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet.

New & Trending

Choose a