Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit - Sjell në Tiranë Vizatimet Para dhe Pas '90 - Into Albania

Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit – Sjell në Tiranë Vizatimet Para dhe Pas ’90

Vizatimi është një ritual i përditshëm i një artisti. Për të qenë një artist, duhet të ekzistosh në një botë heshtjeje, vetmia, nuk duket se e shqetëson atë.

Kështu shprehet Helidon Haliti për procesin krijues të një artisti, i cili ka mënyrat e tij për të komunikuar, për të qenë në kontakt me botën, prandaj në shumicën e kohës ata “izolohen “në studiot e tyre, të interesuar vetëm për veprën, dhe për asgjë tjetër.

Pavarësisht se bota kulturore ngriu si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid 19, artisti Helidon Haliti kërkon të vijë më afër publikut me Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit. Punimet e artistëve të njohur nga bota dhe shqiptarë do të vinë për publikun në datat 16 deri më 25 qershor në Muzeun Historik Kombëtar. Festivali këtë vit zhvillohet në dy ekspozita, ajo me mjeshtrat më të mëdhenj të akuarelit si dhe ekspozita e vizatimet e artistëve shqiptar para dhe pas viteve ’90.

Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelit në Shqipëri, Helidoni Haliti u shpreh për IntoAlbania-n, se ky festival tashmë është bërë një rit i cili zhvillohet dy herë në vit dhe një herë në dy vjet zhvillohet bienalja e akuarelit.

”Festivali zakonisht mbahet në pranverë, për arsye se artistët vinë dhe pikturojnë një pjesë të Shqipërisë. Shumica e festivaleve u anuluan, siç ishte edhe festivali i Italisë, i cili organizohet një javë para festivalit në Shqipëri dhe konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në botë, ku një mijë artistë marrin pjesë. Është bërë si një vend pelegrinazhi ku shumica e tyre, pasi mbaron ky festival, vijnë në Shqipëri.’’

Për artistin Helidon Haliti risia më e madhe e këtij festivali është vazhdimësia edhe në këto kohë të vështira.

‘Risia më e madhe e këtij edicioni është vazhdimsia, pasi ne e dime sesa e vështirë është të mbash gjallë një festival, një ekspozitë, një traditë. Është shumë më e vështirë sesa të krijosh një të re. Ne krijojmë shumë shpejt, por harrojmë shumë shpejt dhe e kemi të vështirë të mbajmë gjallë traditat. Ky vit sigurisht që ka vështirësitë e veta, ndërkohë që shumica e artistëve i kanë dërguar punët përsa i përket ekspozimit dhe pjesa tjetër kanë qenë punët e artistëve të paekspozuara më parë të realizuara në Shqipëri, nga lëvizjet të bëra në qytet e ndryshme të bëra në vendin tonë. Kjo është diçka tjetër shumë interesante t’i ekspozosh në muze, ku nuk është si dalja në peizazh, por nga nje pikturim i lehtë i natyrës vepra ekspozohet në Muzeun Kombëtar pikërisht për ti dhënë potencën e munguar këtij podiumi.’’

Më anë të këtij festivali përveç se e bëhet e njohur Shqipëria, ky festival ka ndikuar edhe në dërgimin e shumë artistëve në bienale të ndyshme që mbahen në gjithë botën.

Ndër të tjera Helidoni shprehet për IntoAlbania se një tjetër risi është edhe  ekspozita e dytë.

Një ekpozitë paralele në një sallë tjetër, ku do të shfaqen punimet e 50 mjeshtrave të vizatimit shqiptar më të njohur dhe më të mëdhenj. E veçanta e kësaj ekspozite janë, vizatimet e viteve para dhe pas 1990. Në të kërkohet të bëhet një lloj krahasimi të të njejtit medium në dy kohë të ndryshme.

Kjo ekspozitë vjen nga VIZart si një dhuratë e mrekullueshme për kryeqytetin me rastin e 100 vjetorit. Janë vizatime, që prezantohen për herë të parë. Ekspozita do të përmbajë vizatime nga artistët Ibrahim Kodra, Vladimir Myrtezai, Abaz Hado, Ardian Isufi, Agron Bregu, Albana Shoshi, Zef Shoshi, Ismail Lulani, Anastas Kostandini, Andon Kuqali, Guri Madhi, Skënder Kamberi, Genc Përmeti, Arben Golemi, Vangjo Vasili, etj.

New & Trending

Choose a