Fotografuar nga Hapësira - "Godzilla", Reja Gjigande Sahariane Drejt Atlantikut - Into Albania

Fotografuar nga Hapësira – “Godzilla”, Reja Gjigande Sahariane Drejt Atlantikut

Satelitët e Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) kanë rikrijuar udhëtimin e resë më të madhe sahariane të 20 viteve të fundit, duke fotografuar “fluturimin” e saj drejt Atlantikut.

Çdo vit, në fund të pranverës, erërat dhe stuhitë sahariane ngrenë në ajër pluhurat e rërës. Ky proçes zakonisht zgjat deri në shtator, me ardhjen e vjeshtës. Por prej 20 vjetësh, nuk shihej një shtëllungë e tillë si kjo e kësaj vere, e denjë për të marrë emrin “Godzilla”.

Rikrijimi i “udhëtimit” të Godzillës drejt Atlantikut. Foto nga Web Library

Pluhurat e Saharasë mund të qëndrojnë në ajër për javë të tëra, sa më të thata e të shpejta të jenë masat ajrore. Zakonisht, grimcat e rërës sahariane, humbasin në atmosferë dhe bien në Atlantik, pa mbërritur në Amerikë. Ndërsa këtë vit, përqëndrimi i lartë i pluhurit, ka përshkuar rreth 8.000 kilometra duke mbërritur në Karaibe, në pjesën qëndrore dhe jugore të amerikës.

Godzilla. Foto nga Web Library.

Nga njëra anë pluhurat saharianë janë të dëmshëm sepse mund të përkeqësojnë cilësinë e ajrit. Por nga ana tjetër, ato kryejnë një funksion shumë të rëndësishëm në ekosistem. Ato janë burim ushqimor për fitoplanktonet, mikro organizmat e sipërfaqeve oqeanike dhe njëkohësisht i pyjeve të amazonës.

Artikull i përkthyer nga ansa.it

New & Trending

Choose a