Gjenden në Tepelenë Gurët Sferikë të Mistershëm - Into Albania

Gjenden në Tepelenë Gurët Sferikë të Mistershëm

Nivica është kthyer në një atraksion të vërtetë turistik.  Me kanionet e famshme, kalanë ilire, bujtinat e shumta ku mund të provoni shijën e vërtetë të kësaj zone, apo edhe me malin e Këndrevicës, janë këto disa nga destinacionet  që po tërheqin vëmendjen e shumë turistëve.

Ambjenatalisti Abdulla Diku, një eksplorues i natyrës, por edhe i apasionuar pas fotografisë, është gjithmonë në kërkim të vendeve të veçanta në Shqipëri. Pavarësisht se studimet i ka mbaruar për inxhinieri pyjesh, është gjithmonë në eksplorim dhe njohje të vendeve të pazbuluara.

Në udhëtimin e fundit që ai realizojë në Nivicë të Tepelenës, më konkretisht në fshatin Lekdush, vuri re disa sfera prej guri të vendosura në disa gurë më të mëdhenj shtuforë.

Gurët sferik, Nivicë. Foto nga Abdulla Diku

Gurët sferik, Nivicë. Foto nga Abdulla Diku

Ashtu siç shpjegon Abdulla Diku, për IntoAlbania-n ‘Guri binte në sy prej formave të përsosura sferike, prej ngjyrës së tyre e cila ishte më e bardhë se ajo e gurëve ku ishin vendosur dhe prej relievit të tyre të dalë në sipërfaqe.’’

Nëse kalon në këtë zonë është e pamundur të mos e konstatosh këtë fenomen, që sigurisht kërkon një studim dhe një interpretim më të detajuar.

Gurët sferik, Nivicë. Foto nga Abdulla Diku

Gurët sferik, Nivicë. Foto nga Abdulla Diku

”Aty duket se ka një ndërthurje të dy a më shumë lloje shkëmbinjsh të ndryshëm nga njëri-tjetri. Sferat duket se përbëhen nga shkëmbinj të fortë që i kanë rezistuar gërryerjes, ndërsa gurët ku janë vendosur sferat duken material më i butë. Kuptohet që ky është një proces qindra e mijra vjeçare. Gjithsesi, rrumbullakësia perfekte e sferave të gurit si dhe shpjegimet lidhur me një ndërthurje të tillë shkëmbinjsh më njëri-tjetrin duan interpretimin e gjeologëve, pasi kjo është fusha e tyre,’’ shpjegon z.Diku.

Përveçse një fenomen shumë interesant, këta gurë mund të jenë një vlerë e shtuar e kësaj zone, duke rritur edhe më shumë diversitetin e atraksioneve në këtë krahinë.

Gurët sferik, Nivicë. Foto nga Abdulla Diku