Greqia Vendos - Në 1 Korrik Hap Kufijtë me Shqipërinë - Into Albania

Greqia Vendos – Në 1 Korrik Hap Kufijtë me Shqipërinë

Tashmë është zyrtare, qeveria greke ka marrë vendimin të hapë kufijtë tokësorë dhe ajrorë me Shqipërinë, nga 1 korriku.

Pas qëndrimeve të dyzuara të ditëve të fundit, lajmi i rihapjes u raportua pak minuta më parë nga media të ndryshme greke.

Sipas të përditshmes së Athinës online, ekathimerini.com mësohet se “autoritetet dëshirojnë të rihapin autostradat që sjellin përfitim të madh financiar nga pushuesit e vendeve të Ballkanit”.

Pikat hyrëse sipas fjalës së raportuar nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, në po të njëjtën të përditëshme, janë ajo e Kapshticës dhe Kakavijës. Por jo vetëm kufijtë tokësorë, siç është shprehur në konferencën e posaçme për shtyp z. Stelios, por “më 1 korrik, Greqia do të bëjë hapin final drejt kthimit në normalitet, duke hapur të gjithë fluturimet ndërkombëtare”.

Ky është një lajm i gëzuar edhe për të gjithë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në vendin fqinjë dhe që çdo vit zgjedhin të vijnë pranë familjeve për të shpenzuar pushimet e tyre verore.

New & Trending

Choose a