Çfarë të vizitoni përreth Gjirokastrës - Into Albania

Çfarë të vizitoni përreth Gjirokastrës

Gjirokastra është një ikonë e përzierjes së zakoneve shqiptare dhe atyre ballkanike pas mesjetës. Rrethinat e Gjirokastrës në jug të Shqipërisë janë të pasura me histori e gjurmë që vijnë nga lashtësia.

Antigonea

Parku arkeologjik i Antigonesë është qytet i vjetër i themeluar nga mbreti Pirro i Epirit. Prijësi e ndërtoi qytetin e lashtë në nderim të gruas së tij që mbante emrin Antigonea. Në vitin 295 para Krishtit u hodhën themelet e qytetit epirot në jug te Shqipërisë së sotme dhe në kufijtë e veriut të Greqisë. Antigonea u zhvillua si një qendër e rëndësishme për kohët duke shënuar fillesat e një shoqërie të organizuar për këto territore.
Për të shkuar në sitin arkeologjik të Antigonesë duhet të dalësh jashtë qytetit të Gjirokastrës dhe të udhëtosh për afërsisht 14 km, ose 40 minuta. Gjatë udhëtimit të ndihmojnë edhe tabelat orientuese. Qyteti i lashtë rrethohej nga mure të larta, mbetje të të cilave gjenden edhe sot në park. Njësia arkeologjike është një destinacion interesant për të parë mozaikun, kolonat e mbetura, shkallët e gurta rrethuar nga një luginë e rrethuar me kodra e male. Çdo të shtunë të fundit të muajit hyrja është pa pagesë.  Për më tepër kliko këtu.

Antigonea

Rrënojat e Kompleksit të banesave me peristil në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, Gjirokastër, foto nga IntoAlbania

Labova e Kryqit

Është një nga fshatrat që do t’ju lerë mbresë në udhëtimin përreth Gjirokastrës. E gjeni duke ndjekur rrugën që të çon drejt qytetit të të vogël të Libohovës. Në fshat gjendet një nga kishat më të bukura dhe më të vjetra të bizantit. Fshati e mori emrin nga kryqi që dikur gjendej në kishë, një relike që ka humbur në rrethana misterioze. Druri i kryqit të humbur është gdhendur nga pjesë të kryqit të vërtetë ku u kryqëzua krishti, një dhuratë e perandorit bizantin Justinian.

Labova e Kryqit

Kisha e Labovës së Kryqit, Gjirokastër, foto nga IntoAlbania

Adrianopoli (Hadrianopolis)

Një tjetër pikë arkeologjike e një qyteti të kohës romake në luginën e lumit Drino, pranë Gjirokastrës. Vendndodhja e sotme është pranë fshatit Sofratikë dhe duhen vetëm pak kilometra nga qendra e Gjirokastrës që të mbërrish në destinacion. Teatri i Adrianopolit është pjesë e Parkut Arkeologjik të Antigonesë dhë konsiderohet një nga monumentet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Teatri u ngrit nga perandori Adrian i cili hodhi themelet e një qyteti antik pas djegies dhe shkatërrrimit të Antigonesë. Rrënojat e teatrit janë pjesa më e rëndësishme kur janë fokusuar edhe gërmimet e vazhdueshme arkeologjike. Teatri romak i fshatit Sofratikë është zbuluar rastësisht gjatë viteve ’70 të shekullit të kaluar. Shkallët prej guri dhe rradhët simetrike formojnë një gjysëm rrethi ku studiuesit thonë se uleshin më shumë se 3 mijë persona. 

Adrianopoli në Gjirokastër. Foto nga gjirkostra.pl.

Teqeja e Melanit

Gjithashtu disa kilometra larg nga Gjirokastra. Ndiqet rruga kombëtare që kalon pranë fshatit Glinë, pas fabrikës së ujit aty pranë, derisa mbërrin në një kodrinë të mbushur me qiparisë. Rruga e shtruar me kalldrëm të udhëheq në Teqenë e Melanit. Ndërtesa ka një fasadë të rregullt me blloqe të puthitura në mënyrë simetrike. Dikur rruga e teqesë ishte e përdorshme për udhëtarët, por pas ndërtimit të disa urave nga Ali Pashë Tepelena, ajo e humbi rëndësinë e saj ndërlidhëse.

Melani Tekke

Teqeja e Melanit, Gjirokastër, Burimi: bota-bujqesore.blogspot.com

Viroi

Një nga burimet ujore më të pasura të Gjirokastrës! Për ta vizituar monumentin natyror ndiqet një rrugë e shkurtër automobilistike që të çon nga qyteti i Gjirokastrës drejt Tepelenës. Zona rrethohet nga bimësi e pasur që prej vitesh ka krijuar një habitat turistik natyral. Për banorët njihet si Parku i Viroit i pasuruar me rikualifikim urban që mundëson kalimin e orëve të këndshme në natyrë gjatë çdo dite të javës. Lugina e Drinos që mban në krahë Gjirokastrën dhe rrethinat është e pasur me monumente natyrore, kulturore dhe të besimeve fetare, çka e bëjnë burim të vizitueshëm për të pasuruar mendjen. Për më tepër kliko këtu.

Viroi Lake

Parku i Viroit, Gjirokastër, foto nga IntoAlbania

Të tjera

Në Dropull, një nga zonat më interesante të Bashkisë së Gjirokastrës, mund të vizitoni Kishën e Panajasë që daton prej 1100 vjetësh, Grykën natyrale mes maleve që rrethojnë fshatin Goranxi, apo Manastirin e Shën Mërisë së Ravenës po në këtë fshat. Kujdes! Zona është modeste në infrastrukturë ndaj ju duhet patjetër një guidë për t’ju udhëhequr.

Goranxi

Fshati Goranxi, Gjirokastër, foto nga IntoAlbania

Sugjerime

Kuzhina lokale ju ofron një menu të pasur që do t’ju japë energjitë e harxhuara gjatë guidave për të njohur zonën. Përgjatë rrugës kombëtare që të çon nga Gjirokastra drejt kufirit me Greqinë gjen ëmbëltoren franceze “Kalimera”, Restorant “Teriaxates” pranë fshatit Terihat apo Restorant-Piceri “Ndrico” pranë fshatit Derviçan.

New & Trending

Choose a