"Higjena" Mendore po aq e Rëndësishme sa Higjena fizike - Këshilla nga Psikologia Lorela Garuli - Into Albania

“Higjena” Mendore po aq e Rëndësishme sa Higjena fizike – Këshilla nga Psikologia Lorela Garuli

Kohët në të cilat po jetojmë kërkojnë një ridimensionim si të hapësirave fizike ashtu edhe të atyre psikologjike.

Problemet dhe shqetësimet shëndetësore fizike janë shumë më konkrete, shihen më lehtë, ndaj atyre u përkushtohemi më me vëmendje, duke harruar përkujdesjen ndaj shqetësimeve mendore, që në fakt janë të padukshme, por rëndësia e tyre është më e madhe. Pra krahas higjenës fizike, ne duhet të kujdesemi të kemi edhe një “higjenë” të mirë mendore.

Ja disa sugjerime mbi atë që duhet të evitojmë dhe atë që duhet të bëjmë për ta mbajtur mendjen sa më të “pastër” dhe të freskët këto kohë:

Të evitojmë mbingopjen me lajme

Numërimi i përditshëm i rasteve fatkeqe, shifrat shpesh herë kontradiktore, lajmet që mbërrijnë nga çdo cep i botës dhe jo gjithmonë të konfirmuara, na krijojnë një panik të panevojshëm. Për t’u evituar!

Të evitojmë kontrollin mbi gjithçka, edhe mbi gjërat që nuk i kontrollojmë dot

Të mbajmë nën kontroll ato gjëra që mundemi. E rëndësishme është të fokusohemi tek e tashmja, ajo që ne mund të bëjmë tani, për të qënë të sigurtë dhe të qetë. Mendimet për të ardhmen, vetëm shtojnë ankthin, pasigurinë dhe stresin. Mendimi për të ardhmen në një situatë të tillë është ndër burimet kryesore të stresit.

Ajo që duhet të bëjmë është:

Të krijojmë një rutinë të re dhe të rigjejmë qëllimet

Në këtë periudhë është e lehtë të ndjehesh i pavlefshëm dhe i padobishëm për shkak të mos vajtjes në punë apo ndërprerjes së aktiviteteve të mëparshme. Por ne mund të gjejmë qëllime të reja. Mund të kujdesemi më shumë për veten apo të bëjmë një aktivitet që na pëlqen. Të kultivojmë disiplinën dhe të krijojmë një rutinë të re.

Të ruajmë lidhjet

Edhe në distancë fizike, është e vkëshillueshme të vazhdojmë të ruajmë marrëdhëniet shoqërore dhe të kujdesemi për komunikomin me të afëermit, miqtë dhe kolegët. Po e përjetojmë pandeminë në epokën e internetit dhe teknologjisë ndaj mund ta shfrytëzojmë për të mos u izoluar nga ana shoqërore.

Të jemi mirënjohës

Në rradhë të parë me vetveten. T’i pranojmë vetes frikërat, pasiguritë, dyshimet, por në të njëjtë kohë t’i njohim asaj edhe meritën e rimëkëmbjes dhe guximit për të vazhduar përpara, aftësinë për t’u përshtatur me një realitet të ri dhe të festojmë për këtë.

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të marrë këshillim dhe shërbim psikologjik falas të cilin e gjeni në posterin e mëposhtëm.

New & Trending

Choose a