Histori, Kulturë dhe Legjendë - 10 Atraksionet Falas në Gjirokastër - Into Albania

Histori, Kulturë dhe Legjendë – 10 Atraksionet Falas në Gjirokastër

Me rrugicat plot histori dhe legjendë, Gjirokastra qyteti i njohur dhe si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, është një nga vendet më interesante për t’u shijuar edhe pa shumë shpenzime. Ja lista e aktiviteteve falas që mund të bëni në në qytetin e gurtë.

1. Xhiro në Liqenin e Viroit

Vetëm 3 km larg Gjirokastrës mund të sodisni peizazhin fantastik të Liqenit të Viroit dhe të mahniteni nga legjendat e tij. I pasur me burime të shumta që dalin nga shpellat nënujore, ka bërë që të apasionuarit e zhytjes të eksplorojnë jo vetëm shpellat, por edhe pasuritë që ky liqen ka. E rrethuar nga pyjet e gjelbërta në një anë dhe me liqenin në anën tjetër, kjo zonë është e përshtatshme edhe për një piknik familjar. Është ndër vendet ideale nëse doni të shkëputeni nga zhurma e qytetit.

2. Eksploroni Pazarin e Gjirokastrës

Nëse jeni në Gjirokastër, është e paevitueshme vizita në Pazar si një nga pikat më identifikuese të qytetit të gurtë. I vjetër mbi 500 vjeçar është plot histori dhe kulturë. Është një nga 8 lagjet më të vjetra të qytetit dhe shtrihet poshtë mureve të Kalasë. Po të kaloni në qafën e pazarit nuk do të largoheni pa marrë me vete një suvenir, simbolikë e qytetit të Gjirokastrës

3. Vizitoni sitin arkeologjik Hadrianopolis

Nëse jeni të apasionuar pas historisë dhe parqeve arkeologjike, Hadrianopolis është ideali. Jo shumë larg Gjirokastrës, mbi luginën e Lumit Drino ndodhen rrënojat e qytetit të vjetër romak. I njohur për teatrin e tij, është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe identifikuese e një prej qyteteve më të rëndësishme të epokës romake në jug të Shqipërisë.

Sitin Arkeologjik Hadrianopolis. Burimi: digitalmeetsculture.net

4. Kisha Labova e Kryqit dhe Kalaja e Libohovës

Që vizita juaj në qytetin e gurtë të jetë edhe më mbresëlënëse duhet të vizitoni Labovën e Kryqit dhe Kalanë e Libohovës. Libohova e cila njihet për traditat dhe kulturën e saj, interesante ka edhe kalanë. E ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, kjo kala ishte dhuratë për motrën e tij e cila u martua në Libohovë. Jo shumë larg Libohovës ndodhet dhe fshati Labovë, i cili njihet për Kishën Labova e Kryqit. Kjo kishë është një nga më të bukura dhe më të vjetra të kohës bizantine. Labova e Kryqit njihet si një ndër më të vjetrat në Shqipëri dhe përmban një relikë të shenjtë që mendohet se ka qenë pjesë e kryqit të vërtetë të kryqëzimit.

Kisha e Labovës së Kryqit, Gjirokastër, foto nga IntoAlbania

5. Ura e Manalatit

Ura e Manalatit, ose siç njihet ndryshe ura e Ali Pashë Tepelenës është shumë pranë qytetit dhe është një nga ndërtimet më të jashtëzakonshme të Ali Pashë Tepelenës. E ndërtuar në fillim të shek XIX, si pjesë e një kompleksi të madh të ujësjellësve, mbetet një destinacion i këndshëm për të kaluar disa orë ndryshe.

Ura e Manalatit. Burimi; facebook

6. Kisha e Sotirit

E ndërtuar në vitin 1784 kisha e Sotirit është një monument që ia vlen të vizitohet. Ndodhet shumë afër Pazarit të qytetit dhe është një kishë tipike ortodokse. Kisha quhet ndryshe Metropoliti i vjetër, pasi dikur ajo ka qenë dhe selia e peshkopit lokal ortodoks. Nëse keni mbaruar xhiron tek pazari ju këshillojmë të vizitoni dhe këtë kishë me vlera historike.

Kisha e Sotirit. Burimi; facebook

7. Teqeja e Melanit

Me një histori të vjetër kjo teqe është idealja për t’u vizituar. E pozicionuar disa kilometra larg nga Gjirokastra, pranë fshatit Glinë. Në një pozicion të veçantë historik dhe gjeografik, Teqeja e Melanit, sot është e përbërë nga një kompleks objektesh të ndërtuara shumë vite përpara. Sot, shërben si qendër fetare dhe pelegrinazhi për besimtarët, si edhe për vizitorë vendas e të huaj.

Source:
Teqeja e Melanit. Burimi: bota-bujqesore.blogspot.com

8. Eksploroni Banjat e Bënjës dhe Kanionin e Lengaricës

Të ndodhura në Përmet, pjesë e qarkut të Gjirokastrës, janë dy nga atraksionet natyrore që nuk duhet t’i humbisni. Banja e Bënjës janë, jo vetëm një ndër atraksionet turistike, por edhe kuruese. Të vizitueshme në çdo stinë, ato konsiderohen një fenomen i rrallë natyror, të cilat janë shfrytëzuar që para 400-500 vjetësh. Jo shumë larg nga vaskat termale ndodhet dhe kanioni i Lengaricës me një lartësinë deri në 150 metra, të mundëson një rrugëtim spektakolar mes shkëmbinjve të krijuar prej miliona vitesh, e lumit kurativ të Lengaricës që rrjedh përmes tyre.

9. Hiking në Parkun Kombëtar, Bredhit të Hotovës

Nëse jeni të pasionuar pas ecjes, Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës, është ideali. I konsideruar mushëkria natyrore e Shqipërisë së Jugut, ky park është një nga perlat turistike të Shqipërisë që ofron një peizazh mahnitës në çdo stinë.

10. Gryka e Këlcyrës

E pozicionuar 41 km larg Gjirokastrës, Gryka e Këlcyrës, ndryshe njihet dhe si parajsa e njëmijë e një burimeve, ku ndërthuret bukur peizazhi natyror me bimësinë që gjendet përgjatë burimeve ujore.

Gryka e Këlcyrës. Burimi; Flicker

New & Trending

Choose a