Humanistja Austriake - Prej 28 vitesh në Ndihmë të Shqiptarëve - Into Albania

Humanistja Austriake – Prej 28 vitesh në Ndihmë të Shqiptarëve

E ka mbështetur Shqipërinë me format nga më të ndryshme, me humanizmin e saj të heshtur për të ndihmuar vendet e varfëra, kryefjala e saj prej vitesh ka qenë veprimi.

E dashuruar me Shqipërinë dhe kryesisht me zonat e varfra të vendit tonë, prej 28 vitesh, austriakja Marianne Garf  është kthyer në “ëngjëllin e shqiptarëve”.

E prekur nga varfëria në zonat e thella të Shqipërisë, zonja Graf prej vitit 1992 ofron kontributin e saj në ndihmë të shqiptarëve, kryesisht në zonat veriore të vendit. Së bashku me bashkëshortin e saj, ka themeluar shoqatën e partneritetit, Shqipëri-Austri, ku ka ndërrmarrë aktivitete të ndryshme. Që prej vitit 1992 e deri tani Marianne Graf financon e mbledh ndihma duke ndryshuar sadopak mënyrën e jetës së qindra familjeve shqiptare.

Po kush është Marianne Graf?

E arsimuar në austri, pedagoge pasuniversitare në Graz, gjithashtu është e njohur edhe për studimet mbi antropologjinë dhe politikat e zhvillimit në Turqi, Algjeri, Tunizi, Indi, Jemen, Indonezi, Nepal, Tanzani etj. Ndër vite është vlerësuar dhe nderuar me 42 çmime të ndryshe. Mjafton të përmendim 11-të çmimet në komuna dhe bashki të Shqipërisë “Qytetare Nderi” mbart titullin e lartë “Nënë Tereza” akorduar nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1996 për kontributin e saj në ndihmën e të varfërve, paqen dhe përmirësimin e infrastrukturës në zona të varfra. Është shpallur Konsulle Nderi e Republikës së Shqipërisë në Austri. Në 2016 ajo merr dhe titullin më të lartë të Shqipërisë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut.”

Marianne Graf me Ish-Presidentin, Bujar Nishani

Kontributet që Marianne Graf  ka realizuar në Shqipëri

Humanistja austriake ka zhvilluar mbi 100 projekte, si ndërtimi i shkollave, ambulancave shëndetësore, kopshteve të fëmijëve, banesave sociale, qendrave të edukimit, urave, ka pritur mijëra kosovarë në kohën e luftës, ka ndihmuar në nxitjen e dialogut kulturor dhe ndërfetar, forcimi i fermerëve të vegjël, zhvillimin e turizmit në këto zona dhe shumë e shumë të tjera.

Për IntoAlbania-n, Marianne thekson se, që në fillimet e veprimtarisë së saj humanitare e kanë shoqëruar shqetësimet e banorëve të atyre zonave për gjetjen e burimeve, që mund t‘u siguronin jetesën. 

“Sa herë që kaloja nëpër Mirditë dhe në rajonet përreth, ndjeja dhimbjen që më shkaktonte në shpirt largimi i banorëve, sidomos i të rinjve. Peizazhi i ashpër romantik, ku lashtësia ka lënë gjurmët e veta, i hijeshuar aty këtu me një sfond dramatik malor, më nxiti të zhvilloja një strategji për hapjen e këtyre trevave – ende të pazbuluara – ndaj turizmit të butë. Forcimi i rajoneve, që sjell një mirëqënie lokale dhe siguron vende pune, ishte dhe mbetet ende shqetësimi im.

Puna e saj e pashtershme nuk venitet as në këtë kohë pandemie globale, rrobaqepëset nga qendrat sociale Rubik, po qepin maska të cilat do t’u shpërndahen të varfërve në këto kohë të vështira. Ndër të tjera ajo po merret edhe me planet e ndërtimit të një qendre për agrobiznes si dhe hartimin e nje masterplani për hiking dhe turizmin e aventurës dhe këto nisma ajo po i lobon fort me mbështetësit privat në Austri.

New & Trending

Choose a