Italia Nxit Turizmin - Bonus Pushimesh, 500 Euro për Familje, Ndihma edhe Hotelerisë - Into Albania

Italia Nxit Turizmin – Bonus Pushimesh, 500 Euro për Familje, Ndihma edhe Hotelerisë

Edhe për Italinë, sektori i turizmit është prekur rëndë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia duke e gjunjëzuar atë.

Flitet për një sektor që në itali, siguron rreth 13% te prodhimit të brendshëm bruto. Ndaj, qeveria italiane ka dalë së fundmi me një projektligj për një “maksi dekret’, që edhe pse jo përfundimtar, siç raporton suplementi ekonomik i të përditshmes Il Corriere della Sera, përmban rreth 800 faqe dhe 258 artikuj ligji mbi taksa, punësim, shëndetësi, sipërmarrje, familje e nënpunës, deri tek turizmi. Pēr sa i takon këtij të fundit, ajo që synohet të bëhet është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet dhe sipërmarrjet ne turizëm.

Tre fonde për turizmin.

Përveç një bonusi prej 1.000 eurosh për punëtorët sezonalë, një fond prej 50 milion eurosh do të vihet në dispozicion të enteve apo fondeve të investimit, për blerjen apo restaurimin e pronave të destinuara për akomodim turistik.

Një tjetër fond, po ashtu prej 50 milionë eurosh, mendohet të shkojë në mbështetje te hoteleve dhe bizneseve turistike që ata të mund të përballojnë shpenzimet e shtuara për mirëmbajte dhe përshtatje të rregullave të reja.

Një fond i tretë, prej 30 mijë eurosh, do të shkojë në mbështetje të promovimit të turizmit

Parashikohet një bonus prej 500 eurosh për familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, që të mund t’i shpenzojnë për pushime në strukturat pritëse në Itali.

New & Trending

Choose a