Italia Zonë e Kuqe - Shqipëria Mbyll Kufijtë Ajrorë dhe Detarë - Into Albania

Italia Zonë e Kuqe – Shqipëria Mbyll Kufijtë Ajrorë dhe Detarë

Vijojnë masat shtrënguese të qeverisë shqiptare me qëllim kufizimin e shpërndarjes së COVID-19.

Në një dalje të posaçme për shtyp, rreth orës 11.40, datë 10 Mars 2020, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku njoftoi se brenda ditës së sotme do të mbyllen të gjitha linjat ajrore midis Shqipërisë aeroporteve italiane, por edhe linjat detare. Sonte nisen tragetet e fundit nga vlora dhe Durrësi. Ndërkohë, të gjithë ata qytetarë, shtetas Italianë apo të tjerë, që kjo situatë i ka gjetur në Shqipëri, ministrja sqaron se:

“Nëse autoritetet Italiane do të vendosin për të tërhequr nënshtetasit e tyre nga Republika e Shqipërisë, apo dhe pasagjerë të tjerë të cilët kërkojnë të shkojnë drejt Italisë, do të jetë e mundur kjo vetëm nëse avionët e Alitalias apo kompanive të tjera, do të aksesojnë Shqipërinë, pa pasagjerë”.

I njëjti rregull, sipas ministres, vlen për rrugët detare. Shteti italian, i interesuar për të tërhequr në Itali nënshtetas italianë apo të huaj, duhet të dërgojë anije bosh për t’u siguruar atyre transportin.

Nga këto rregulla përjashtohen vetëm anijet që udhëtojnë për arsye tregëtare në Shqipëri, ndaj të cilave nuk ushtrohet asnjë lloj shtrëngimi.

Ndërkohë, ministrja u ka bërë thirrje kompanive që fluturojnë për dhe nga Shqipëria, të ndjekin shembullin e Air Albania dhe të akomodojnë pasagjerët që kishin blerë bileta me këto linja, pa mundur të udhëtojnë, me fluturime në data të tjera.

New & Trending

Choose a