Janar 2020 - Shtohen Turistët në Shqipëri - Into Albania

Janar 2020 – Shtohen Turistët në Shqipëri

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajt janar, është 19.1% më i lartë se janarin e 2019-ës.

Kjo është shifra zyrtare që ka bërë të ditur raporti i INSTAT mbi “Lëvizjen e Shtetasve, Janar 2020”:

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2020, janë 693.956. Krahasuar me Janar 2019, ky tregues rezulton me rritje 20,9 %. Në Janar 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 249.461. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur me 19,1 %”.

Krahasuar me janarin e kaluar, vetëm turistët zviceranë kanë pësuar një tkurrje prej 1.2%. Turistët polakë rezultojnë më kuriozët për të njohur Shqipërinë, me një rritje prej 38.9%. Veç shtetasve të vendeve fqinje të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, edhe turistët spanjollë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 18%, krahasuar me një vit më parë.

Tabela INSTAT për “Hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri”. Burimi INSTAT.

Të dhënat e tabelës më poshtë ndërkohë, tregojnë se mënyra e përzgjedhur për të udhëtuar drejt Shqipërisë mbetet kryesisht përmes tokës, pjesërisht nga deti dhe më pak në rrugë ajrore.

Tabela INSTAT për “Lëvizjen e shtetasve sipas mënyrës së udhëtimit”. Burimi INSTAT.

Janë shifra optimiste dhe frymëzuese, duke pasur parasysh pesimizmin e shumë opratorëve turistikë për një zmbrapsje të turistëve të huaj, si fillim nga tërmeti i 26 nëntorit, e më pas nga situata globale e krijuar për shkak të Coronavirusit.

Duket se e gjithë energjia e harxhuar në fushën e turizmit, për ta bërë Shqipërinë një vend “joshës” edhe gjatë muajve të dimrit dhe për të siguruar një turizëm katër stinor, ka sjellë rezultate. Urojmë që tendenca të shkojë në rritje.

New & Trending

Choose a