Jeta e natës në Tiranë - Into Albania

Jeta e natës në Tiranë

Vëmendja e medias ndërkombëtare për jetën e natës në Tiranë, ka bërë që kjo e fundit të kthehet në një magnet të vërtetë për plot turistë që vizitojnë Shqipërinë. Tre janë zonat me përqëndrimin më të madh të bareve, pubeve, apo klubeve në kryeqytet që ja vlen t’i vizitoni e eksploroni me gjithë dinamikën e tyre.

1) Blloku, zona ish-residenciale komuniste, 2) zona mbas “Piramidës”, ku ndodhen disa rrugë paralele të mbushura me lokale e restorante, 3) Pazari i Ri, i sapo rinovuar, që ndodhet 15 minuta larg me këmbë nga Sheshi Skënderbej.

Bar-et me koktejlet më të mirë:

Nouvelle Vague – pamja xhamajkane e lokalit ndoshta nuk përputhet me emrin joshës në frëngjisht, por larmia e koktejleve që vjen përmes një atmosfere komode e moskokëçarëse nuk ka të krahasuar me asnjë vend tjetër.

Për hartën kliko këtu.

Radio – Një pikë referimi e jetës së natës në Tiranë, falë atmosferës të pakonkurrueshme që vjen përmes netëve të xhazit, mbrëmjeve nostalgjike me muzikë disko apo netëve me muzikë rock apo atyre elektronike. Dekori është sa modern aq edhe nostalgjik dhe pijet janë të thjeshta por të shijshme.

Për hartën kliko këtu.

Bar Hemingway

Në një zonë shumë të bukur e të vjetër të qytetit, gjendet Bar Hemingway, me rumin dhe xhin-in më të mirë që mund të gjeni, e një larmi eventesh ku muzika e zgjedhur xhaz dhe bluz i japin tjetër shije komunikimit cilësor.

Image may contain: people sitting and indoor

Komiteti – Kafe Muze. I dekoruar me objekte dhe motive nga periudha e komunizmit, dhe duke ofruar larminë më të madhe të llojeve të rakisë në qytet, këtu do të dëfreheni siç nuk do e mendonit se mund ta bënit brenda ‘një muzeu’. Suksesi i tij bëri që të hapet një Kafe Muze i ngjashëm i quajtur “Qoshka” dhe në Korçë.

Për hartën kliko këtu.

Destil – Ky hostel është kthyer një pikë takimi interesante mes të huajve që pushojnë aty, dhe të rinjve kryeqytetas që frekuentojnë klubin apo hapësirën e artit që rezervon hosteli. Mbrëmjet me muzikë e dj bëhen edhe më të këndshme falë kopështit të bukur që rrethon vilën.

Për hartën kliko këtu.

Ushqim dhe koktejle

+39 – Një nga vendet më të rafinuara të Tiranës, ku pjatat e zgjedhura italiane apo mesdhetare ndërthuren me koktejlet cilësore dhe një arredim ku i është kushtuar vëmendje çdo detaji. Në mbrëmje muzika është e zgjedhur apostafat për ta bërë atmosferën komode dhe flirtuese në të njëjtën kohë.

Adresa e internetit (italisht dhe anglisht): piu39.club
Për hartën kliko këtu.

Salt – Përmes menusë së zgjedhur, mbrëmjeve me sushi, apo koktejleve e muzikës së fundit, ka fituar shumë shpejt popullaritetin e merituar.

Adresa e internetit: salt.al
Për hartën kliko këtu.

Padam – Konceptuar si hotel – restorant – boutique & club, është padyshim një nga vendet më në modë e tërheqës në Tiranë.

Adresa e internetit: padam.al
Për hartën kliko këtu.

Meduza – Një nga pubet më të mirë për të nisur mbrëmjen. Nëse jeni i dhënë pas sportit, pas ushqimeve të shijshme të pub-eve, apo birrës së zgjedhur, këtu do mund t’i plotësoni të gjitha kërkesat tuaja!

Për hartën kliko këtu.

Muma Bistro Bar – E hapur rishtazi, por me një klientelë besnike të krijuar menjëherë falë atmosferës e arredimit të ngrohtë, ushqimit të shijshëm dhe banakut modern që të fton të qëndrosh aty për orë të tëra.

Për hartën kliko këtu.

Pubet/ Clube

Dada – Një nga verandat e jashtme më interesante ku mund t’ju bie rasti të shkoni! Tek sa hyn në lokal, nuk do e mendoni asnjëherë se vetëm disa metra më tutje gjendet një kopësht ku zgjatet pjesa e bar-it. Gjithmonë plot me njerëz dhe në ditët e javës, ky vend do t’ju bëjë të ndiheni si të ishit diku në Amerikën Latine.

Për hartën kliko këtu.

Pepper Lounge – Konsiderohet gjithashtu një nga ato ‘markat’ e njohura të jetës së natës së Tiranës. Ky lokal ka ruajtur atë elementin karakteristik të Bllokut, ku iket shpesh për të parë dhe për t’u dukur njëherësh. Përmes PepperOnit që ndodhet në katin e sipërm të lokalit, ky klub elektronik ka bërë që dhe kryeqyteti të ketë versionin e vet të Studios 54 (klubit me famë njujorkez).

Për hartën kliko këtu.

Checkpoint Charlie – Një nga ato vende që çdokush duhet ta vizitojë të paktën njëherë. Kënaqësia është e garantuar në këtë lokal që kthehet në një nightclub me atmosferë të çmendur pas mesnate, ku llojet e muzikës ndërthurren si askund tjetër.

Për hartën kliko këtu.

Libraria –Birrat dhe pjatat e skuqura kombinohen së bashku tek sa muzika shoqëruese e bën këtë vend mjaft popullor gjatë të gjitha ditëve të javës. Në verë zhvendoset në një verandë plot jetë.

Për hartën kliko këtu.

Klubet

Edhe këtu ka shumë opsione mes të cilave të zgjidhni.  Folie Terrace, që ndodhet në pedonalen pranë Galerisë Kombëtare, i përshtatet stinëve përmes një tarrace që gjatë verës hapet e gjitha. Në zemër të Bllokut Lollipopi mbetet një ikonë e jetës së natës, falë muzikës pop dhe komerciale. Discoboxi është një nga konkurrentët më të mëdhenj të dy emrave të mësipërm, ku festa fillon realisht pas orës 03:00 të mëngjesit çdo fundjavë. Pozicionuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, ky vend ja vlen të vizitohet për shumë arsye! The Code është gjithashtu një tjetër vend që tërheq përmes muzikës së fundit dhe pozicionimit në Bllok.

Summer Edition

Tek sa Folie Terrace popullohet në Tiranë edhe gjatë verës në verandën fantastike e muzikën e kohës, një version edhe më veror gjendet në plazhin e Jalit, me emrin tashmë të njohur të Folie Marine. Që prej këtij viti një pishinë ku organizohen party tematikë i ka dhënë një tjetër lezet Folie Marine, ndaj mos humbisni rastin të shihni transformimin nëse kaloni aty pranë.  Ndër emrat e tjerë të klubeve verore spikasin ai i Havana Beach Club në Dhërmi apo Pepperon the Beach në Drimadh.

Disa emra të tjerë për t’u patur në konsideratë:

Mu krah Tribecas gjendet gjithashtu dhe Bar Iliria, që është vertet unik në raport me baret e tjera të Bllokut. Pronari karizmatik i lokalit, Arjani, ka bërë që Iliria të ketë një profil të vetin, shumë të lirë, artistik e jokonformist, të pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër.

 

New & Trending

Choose a