Kalaja e Tepelenës - Tjetër Zbulim i Ri në Rezidencën e Ali Pashës - Into Albania

Kalaja e Tepelenës – Tjetër Zbulim i Ri në Rezidencën e Ali Pashës

Një tjetër zonë e Shqipërisë pret vendimin e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale lidhur me zbulimin më të fundit arkeologjik.

Bëhet fjalë për një zbulim në qyetin e Tepelenës ku aktualisht po zhvillohen inspektimet për të vënë në jetë projektin “Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të Kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe vazhdimi i shëtitores përgjatë hyrjes së kalasë, Loti II (Segmenti Porta Perëndimore – Busti i Selam Musait)”.

Nga punimet. Burimi: https://www.facebook.com/Imk.gov.al

Siç njofton “Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore”, nga punimet në terren “u konstatua gjetja e murit të një kulle rrethore, element i arkitekturës së kalasë së Ali Pashës. Nga këto gjetje arkeologjike u kërkua pezullim i plotë i punimeve deri në marrjen e një vendimi”.

Kalaja

Siç dihet, Kalaja e Tepelenës është monument kulture i kategorisë së I-rë dhe objekt shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore shqiptare të periudhës së shek. të XIV. Kësaj periudhe i përket kalaja e vogël, rreth së cilës, në shek. XIX, Ali Pashë Tepelena ndërtoi Kalanë e madhe.

Tepelena në ilustrimet e Edward Lear-it.

Kalaja ka tri hyrje dhe është e vendosur në tri qoshe: verilindje, juglindje, jugperëndim. Ajo ka qënë rezidenca e dytë e Ali Pashës deri në vitin 1820. Në këtë kala, Ali Pashë Tepelena ka pritur edhe Xhroxh Bajronin. Figura dhe vargjet e tij gjenden sot të gdhendura në një basoreliev bronxi, në muret e kalasë.

Basoreliev i Lord Bajronit dhe vargjeve të tij. Burimi Web Library.

New & Trending

Choose a