Kali i Qyqes - Shpendi Pastrues i Mjedisit Rikthehet në Shqipëri - Into Albania

Kali i Qyqes – Shpendi Pastrues i Mjedisit Rikthehet në Shqipëri

Mesa duket pranverën më së shumti po e shijojnë shpendët e ndryshëm të Shqipërisë. Ky sezon, duhet theksuar se ka qenë më i miri për pritjen e shumë shpendëve të cilët konsiderohen të rrallë, siç është edhe kali i qyqes.

Ka qenë Shoqata Shqiptare që merret me studimin e zogjve (AOS) së bashku me PPNEA, ADZM Gjirokastër, të cilët kanë dhënë lajmin, e mbërritjes së këtij shpendi në Liqenin e Viroit në Gjirokastër. Pavarësisht situatës, ku i gjithë vendi po kalon krizën si pasojë e virusit më të ri COVID-19, ky detaj nuk i ka shpëtuar ekspertëve.

Ata kanë nisur monitorimin e territoreve të Kalit të qyqes, në Shqipëri me qëllim gjetjen e territoreve të përdorur për këtë vit, numrin e çifteve folezuese dhe vendndodhjen e foleve.

Kali i Qyqes, Burim Albanian Ornithological Society. Foto nga Svetoslav-Spasov

Veçantitë të Kalit të qyqes

Kali i qyqes së fundi është folezuese në Shqipëri dhe që prej kohësh është në rrezik ekstrem zhdukje, por që tashmë po shtohet me numër individësh. Ky shpend është ndër shkabat më të mëdha në Shqipëri dhe prej më shumë se 30 vitesh popullsia e këtij lloji në Ballkan ka rënë ndjeshëm. Kali i qyqes konsiderohet dhe si ndihmuesi i ekosistemit, pasi ato janë pastruesit apo ruajtësit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Kjo pasi ato ushqehen me kërmat e kafshëve shtëpiake dhe atyre të egra, shpendë të tjerë dhe peshq, insekte, fruta dhe madje me jashtëqitje të gjitarëve.

Shtegtimi drejt trevave shqiptare

Më herët ardhja e tij është vërejtur në Parkun e Viroit, por AOS ka nisur edhe vrojtimet në zonën e Drinos. Ashtu siç theksohet dhe në faqen e tyre të facebook, në këtë proces monitorimi, që pritet të vijojë deri në muajin shtator, do të kemi dhe numrin e të vegjëlve që arrijnë të fluturojnë për çdo fole ose thënë ndryshe suksesin e riprodhimit. Ky parametër është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse janë pikërisht këta të vegjël që do të furnizojnë në të ardhmen, popullatën e rrezikuar të Kalit të Qyqes në Shqipëri. Deri tani janë të paktën nëntë territore të njohura ku ato folenizojne, të cilat do të vëzhgohen rregullisht këtë vit ndërkohë që ekipi do të kryej dhe monitorim të territoreve të dikurshëm.

Kali i Qyqes, foto nga Franz Robiller. Burimi: Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

New & Trending

Choose a