Kantina Enol - Vendi ku Përpunimi i Verës Shndërrohet në Art - Into Albania

Kantina Enol – Vendi ku Përpunimi i Verës Shndërrohet në Art

Arti i shndërrimit të rrushit në lëng është një proces i vjetër dhe prodhimi i verës ka ndryshuar nga dekada në dekadë, sigurisht duke garantuar cilësinë në verërat e prodhuara. E nëse do të zbulosh se cili është sekreti i përgatitjes së një verë të mirë, Kantina Enol ju drejton në një udhëtim sa të veçantë dhe unik në njohjen e vreshtave si edhe në vjeljen e rrushit.

Përveçse mund të shijoni verën e cila ndërthuret ëmbël mes artit, dashurisë dhe cilësisë, në Bujtinën Enol, tashmë prej disa vitesh mund të shijoni ushqimet tradicionale e të freskëta të zonës, si edhe ambientet komode të qëndrimit.

Enol është një bujtinë e ngrohtë dhe familjare, e vendosur në mes të gjelbërimit të Prezës. Në këto vite kjo bujtinë është kthyer në destinacionin ideal për t’u larguar nga zhurma e qytetit dhe për të shijuar qetësinë, gjelbërimin dhe ajrin e pastër. Vetëm 30 minuta larg Tiranës, agroturizmi Enol është një atraksion i veçantë ku kombinohet peizazhi përrallor i kalasë së Prezës, me bukuritë natyrore të zonës.

Një vizitë në këtë kantinë nuk është vetëm në soditjen e natyrës dhe shijimit të produkteve bio, por edhe në eksplorimin e zonës përreth.

Mes ecjes në natyrë, në shtegun afër bujtinës e vizitës në kalanë e Prezës, si edhe mësimit të recetave autentike shqiptare, Kantina Enol, do t’ju mundësojë edhe turin në vreshta. Në këtë vizitë unike ju keni mundësinë të njiheni me llojet e ndryshme të vreshtave, me degustimin e verës, si edhe njohjen e kantinës ku përpunohet vera.

Ata që merren me prodhimin e verës e dinë se, një verë e mirë lind në vreshta dhe një ndër eksperiencat unike të kantinës është edhe vjelja e rrushit me duart tuaja, si edhe shtypja e tij sipas metodave tradicionale.

Ritmi i ditës është aq intesiv dhe emocional saqë netët në ambientet e agroturizmit Enol, përveçse të qeta dhe komode, me hapësirat e bollshme të verandave, do ju bëjnë të sodisni bukuritë natyrore dhe ajrin e pastër të zonës së Prezës. Familja Alushi e cila është në krye të kësaj bujtine do të dijë t’jua kthejë këto ditë në të paharrueshme.

New & Trending

Choose a