Karnavalet e Shkodrës - Festa e Surretënve - Into Albania

Karnavalet e Shkodrës – Festa e Surretënve

Me titull “Kur t’mbet dopjogjashta”, Bashkia e Shkodrës lajmëron çeljen e festimeve të Karnavales edhe për këtë vit, duke nisur nga sot, e premte, dt. 21, për t’u përmbyllur të dielën, në datë 23 shkurt 2020.

Nje mënyrë për të çmitizuar frikën duke i dhënë asaj tipare konkrete nëpërmjet një maske.

Pak histori

Megjithëse mendohet të ketë origjinë pagane, në qytetërimin e krishterë perëndimor, festa e Karnevaleve njihet si festë fetare. Vetë emri i saj, në latinisht, nënkupton privimin nga ushqyerja me mish (carnem-levamen ose levare) në 40 ditët që i paraprijnë Pashkëve. Për këtë arsye, nuk ka një datë të caktuar për fillimin e festimeve pasi ajo ndryshon nga viti në vit, sipas Pashkëve.

Në Shqipëri

Këtu, qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen është Shkodra. Fesimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit të XIX, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për arsye të instaurimit të regjimit komunist, u pushua së festuari.

Karnavalet njihen edhe për ironizimin që i bëjnë fenomeneve të pakëndshëm shoqërorë dhe nga ana tjetër Shkodra ka primatin e humorit intelektual, goditës dhe therrës. Kjo është një nga arsyet që Karnavalet kanë gjetur një terren të përshtatshëm për të hedhur rrënjë e për të lulëzuar në këtë qytet. Në forcimin dhe konsolidimin e kësaj feste në qytetin e Shkodrës ka ndikuar patjetër edhe influenca e ushtruar aty nga Republika e Venedikut.

Menjëherë pas rënies së rregjimit, në vitet e para të ‘90’ës, shkodranët e rijetësuan këtë ngjarje pa shumë vështirësi. Në Shkodër, tashmë vepron një nga fabrikat më të rëndësishme në botë të prodhimit të maskave veneciane
Sot, kjo është një arsye më shumë për ta vizituar Shkodrën.

Në “Venice Art Mask Factory”, Shkodër. Foto nga IntoAlbania.

Aq me seriozitet janë festuar karnavalet në Shkodër sa për to kanë shkruar intelektualë të shquar shkodranë të asaj epoke të parë si Kolë Gurashi, Kolë e Bep Shiroka, Lec Shllaku, e plot të tjerë. E madje për këtë festë krijoheshin vargje të posaçme, ose siç i quajnë shkodranët bejtet, “qit e prit” për Karnavale. Ja një shembull:

I madh e i vogël t’bajnë gajret
Se asht festa lanë prej t’parvëve:
E u dhashtë Zoti bereqet
Rrnoftë Shqipnija e Shqiptarëve!

Për shkak të popullaritetit që ka kjo festë si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit, me kohën, është adoptuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Të famshme janë Karnavalet e Korçës dhe së fundmi, edhe Gjirokastra ka përshtatur festime, me një kalendar të mirëdetajuar për këto ditë.

New & Trending

Choose a