Katër Fshatrat Ideale për t'u Vizituar në Vjeshtë - Into Albania

Katër Fshatrat Ideale për t’u Vizituar në Vjeshtë

Sezoni i vjeshtës ka trokitur dhe kjo është koha perfekte për të shijuar spektaklin e natyrës dhe ndryshimin e koloritit të saj. Më poshtë ju sugjerojmë katër fshatrat piktoreske ku mund të relaksoheni këtë stinë.

Vermosh

Vendi më verior në Shqipëri, Vermoshi ndodhet afër kufirit me Malin e Zi. Fshati i bukur po bëhet një destinacion turistik gjithnjë e më i popullarizuar, i preferuar nga vendasit dhe të huajt. I vendosur në një nga luginat e Bjeshkëve të Nemuna, fshati ofron një shkëputje nga jeta e qytetit me ajrin e tij të pastër, gjelbërimin dhe panoramat e lumit Cem.

This image has an empty alt attribute; its file name is LUMI-I-CEMIT-FOTO-AFRIM-TAHIRAJ-819x1024.jpg
Lumi i Cemit, foto Afrim Tahiraj

Theth

Vjeshta është sezoni i përsosur për të vizituar fshatin verior mjaft piktoresk. Fshati malor i vendosur në një luginë, i rrethuar nga maja të larta, është një gjë që duhet parë në vjeshtë para se të vijë sezoni i dimrit, pasi në këtë periudhë vështirësohet udhëtimi në këtë zonë. Spektakli natyror me majat e larta, kisha në qendër të fshatit, peizazhi i harlisur,  ujëvarat apo edhe mikpritja e vendasve e bëjnë këtë zonë të  duket se i përket një tjetër kohe.

Ndërlysas,Theth. Foto nga Afrm Tahiraj

Lin

Të parën gjë që do të shikoni rrugës për në Pogradec, mbasi keni zbritur qafën e Thanës, janë çatitë e kuqe dhe emblematike të fshatit piktoresk. Lini ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit, dikur i quajtur “Liqeni i Dritës” sepse drita e diellit dhe e hënës ndriçojnë plotësisht sipërfaqen e saj gjatë gjithë vitit. Bukuria e kësaj zone nuk është vetëm natyrore, këtu gjendet edhe një nga mozaikët më të vjetër në rajonin e Evropës Lindore, që daton që nga shekulli i 4-të.

Mozaiku i Bazilikës në Lin, foto nga DRTK Korçë.

Bënjë

I ndodhur vetëm 3 km afër Përmetit, qytetit të trëndafilave, fshati magjik i Bënjës ofron shumë arsye për ta vizituar atë. Përveç vaskave të famshme termike, të pasura me ujë sulfurik dhe përfitime të panumërta shëndetësore, ura e Katiut që qëndron mbi lumin Langarica dhe kanionet me të njëjtin emër, si edhe kisha ortodokse e shekullit të 18-të përfaqësojnë vetëm disa nga atraksionet e fshatit, bukuria e së cilës rritet edhe më shumë në sezonin e vjeshtës.

Ujërat Termal të Bënjës Përmet, foto nga Afrim Tahiraj

New & Trending

Choose a