Konfirmohet Data e Re e Koncertit të Malumës në Tiranë - Into Albania

Konfirmohet Data e Re e Koncertit të Malumës në Tiranë

Frika e përhapjes së koronavirusit bëri që në fillim të muajit të gjitha aktivitetet kulturore, por dhe jo vetëm  të anuloheshin, ndër to ishte edhe koncerti i Malumës në Tiranë.

Këngëtari duhej të performonte në Tiranë më 14 mars, por duke marrë parasysh përhapjen e Covid-19, qeveria u detyrua të ndalonte gjithë grumbullimet masive. Si rrjedhim, koncerti i artistit latin u shty për një datë të më vonshme.

Sipas informacioneve nga IntoAlbania data e re e koncertit që planifikohet të mbahet në Tiranë, është më 6 shtator 2020.

Përveç Shqipërisë, Maluma do të performojë edhe në disa vende tjera, përfshirë Zvicrën, Italinë dhe konkretisht vendin i cili është prekur më shumë nga COVID-19, Milanon, koncert ky që do të mbahet më 4 shtator, dy ditë parë se të performojë në Tiranë.

Ashtu siç ka konfirmuar edhe më herët stafi organizues, të gjitha biletat e blera për 14 mars do të jenë të vlefshme edhe për 6 shtator.

New & Trending

Choose a