Kthehen nga Hapësira pas 6 Muajsh - 3 Astronautët Gjejnë një Botë "Surreale" - Into Albania

Kthehen nga Hapësira pas 6 Muajsh – 3 Astronautët Gjejnë një Botë “Surreale”

Misioni në hapēsirë mund të rezultojë shumë më pak i mistershëm dhe i jashtëzakonshëm se rikthimi në Tokë, pas 6 muajsh mungesë, kur në ikje ke lënë një botë që njeh dhe në kthim, gjen një situatë shumë më të panjohur se vetë universi.

U ka ndodhur tri astronautëve në mision në stacionin hapësinor Soyuz, që vepron në orbitēn e Tokës, në 400km distancë.

Pas një qëndrimi prej më shumë se 6 muajsh në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), dy austronautët amerikanë, Andrew Morgan dhe Jessica Meir, dhe një rus, Oleg Skripochka, janë rikthyer në Tokë. Por situata me të cilën janë përballur, ka qënë “sureale”, siç mësohet të jetë shprehur astronautja Meir. Sipas një artikulli të New York Post, Meir ka thënë: “mendoj se do të ndjehem më e izoluar në tokë se në hapësirë, sepse hapësira e parashikon këtë kusht. Atje jemi të angazhuar me detyra të jashtëzakonshme dhe nuk e ndjejmë izolimin”.

Me ngjyra humori kolegu i saj ka shtuar se “ne e kemi praktikë karantinimin, por nuk e dinim që në këtë praktikë do të na bashkohej e gjithë bota”.

E nëse vetë izolimi është pjesë e protokollit të kthimit të astronautëve në tokë për një riambientim sa më gradual me klimën këtu, ajo që do të rezultojë e pazakontë dhe e vështirë do të jetë rruga e kthimit për në shtëpi, për shkak të kufizimeve të transportit ndërkombëtar, si pasojë e pandemisë.

New & Trending

Choose a