Ku të hash në Tiranë - Into Albania

Ku të hash në Tiranë

Kuzhina  tradicionale

1. Mullixhiu

I konsideruar Restoranti më Mikëpritës e i Shijshëm i Tiranës, dhe i përmendur në të gjitha listat e vendeve ku duhet të hash në kryeqytet, ky restorant ka rrëmbyer zemrat si të vendasve, ashtu edhe të turistëve. Kjo i detyrohet sa sharmit të shefit të famshëm Bledar Kola apo drurit të bukur dekorues e atmosferës së ngrohtë, aq edhe mënyrës kreative përmes të cilës vijnë disa nga pjatat më tradicionale shqiptare, përfshirë dhe ato të periudhës së komunizmit. Kola fitoi çmimin e 3-të në garën e organizuar nga World Gourmet Society Best Plate në Monte Karlo, përmes një pjate tradicionale, që ka një vend special në zemrën e çdo shqiptari: trahanasë së ëmbël.

Tel: +355696660444
Adresa e internetit: mullixhiu.al
Për hartën kliko këtu.

2. Oda

Mu ngjitur vrullit të zonës së Pazarit të Ri, ndodhet një restorant i vogël i quajtur Oda, i vlerësuar si një nga dhjetë restorantet për t’u provuar në Tiranë sipas adresës Culture Trip. Emri i referohet dhomave të vogla në shtëpitë tradicionale otomane të Tiranës, dhe ambjentet e brendshme janë të dekoruara në përputhje me stilin e këtyre shtëpive. Ushqimi është autentik, i shijshëm dhe i përballueshëm për çdo portofol, ku përfshihen qingji i pjekur, byreku, fërgesa, pllaqia, dhe shumë pjata të tjera. Këtu do të gjeni dhe rakinë e shtëpisë më të mirë!

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355699668881; +35542249541

3. Bujtina e Gjelit

E ndërtuar në vitin 1992, ky bar-restorant- hotel është i pozicinouar në lagjen legjendare të Don Boskos në Tiranë. Kjo bujtinë është e ndërtuar në mënyrë mjeshtërore përmes ndërthurjes së materialeve të hekurit, drurit dhe gurit. Shumica e produkteve që serviren në restorant vijnë nga ‘Ferma e Gjelit’ dhe janë të freskëta e organike. Duke përdorur furrat me tulla dhe pajisje të tjera tradicionale, menuja ka një shije autentike shqiptare.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 67 207 4403

4. UKA Farm

Shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Terëza, ky restorant i llojit farm-to-table (ferma në tryezë) duhet vizituar për shumë arsye. Tokat e mbuluara nga vreshtat dhe hapësira moderne e ngrënies bëjnë që ky vend të jetë i duhuri për t’u relaksuar apo për të rimarrë energjitë pas një fluturimi të lodhshëm. I hapur në vitin 1996, ky restorant drejtohet nga një shef i ri si dhe nga prodhuesi i verës Flori Uka. Disa nga specialitetet e ofruara përfshijnë verën e shkëlqyer të shtëpisë, disa lloje të ndryshëm djathërash, qingjin e pjekur e plot pjata të tjera ku vihet re freskia e çdo produkti.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 67 203 9909

5. Ceren Ismet Shehu

Jashtë Tiranës, në fshatin e vogël të Surrelit, përgatit pjatat tradicionale shqiptare as më pak e as më shumë por një nga kuzhinierët e Mbretëreshës Elizabeta II! Me praninë e gjelave apo dhive që shëtisin nëpër kodrat e bukura të fshatit ku ndodhet restoranti, natyra përreth është vetëm fillimi i një eksperience autentike. Disa nga pjatat më të njohura janë flija e veriut, sallata e papërpunuar e kungullit, petka me hithra, si dhe djathi i shtëpisë. Mjeshtëria e shef Ismet Shehut do ju bëjë të humbisni në shijet dhe aromat e menusë, ku servirja origjinale e pjatave është po aq e rëndësishmë sa dhe vetë përgatitja e tyre.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 68 400 0449

Restorante peshku & prodhime deti

Kryeqyteti mbahet për restorantet e shumta ku menuja i dedikohet peshkut apo prodhimeve të tjera të detit. Përvoja ndërkombëtare e shefave të restoranteve, si dhe arredimi gjithnjë e më modern, ka bërë që në Tiranë të ketë një larmi ofertash cilësore prej të cilave mund të zgjidhni.

1. Fishop

Përmes një ambjenti modern e një menuje që ka gjithçka që një entuziast i peshkut do të donte të provonte, Fishop është kthyer në një nga pikat e referimit të kryeqytetit për gatimin e prodhimeve të detit.

Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: fishop.al

2. Delicatezze di mare

Siç mund të kuptohet dhe nga emri, menuja e detit vjen e servirur në një mënyrë fine e plot shije. Besnikë të filozofisë se edhe syri do pjesën e vet, pjatat ngjajnë si të ishin vepra të vogla arti.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 68 373 7503

3. Il Gusto

Edhe pse ka plot specialitete të tjera përtej peshkut, nuk mund të mos përmendet ky restorant kur flitet për cilësinë maksimale të produkteve të detit. Vendndodhja pranë Kullave Binjake i jep një tjetër prestigj emrit të restorantit.

Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: ilgustoalbania.com

Kuzhinë e Rafinuar

1. Opium Sushi Bar

Ndodhet pranë bulevardit kryesor të Tiranës, brenda kompleksit të kinemasë Milenium, dhe ofron varietetin më të mirë të sushit në qytet. Disa hapa më tej ndodhet pedonalja duke e kthyer këtë në rastin ideal për një darkë, shëtitje dhe film. Bonus: në verë e pranverë, ky restorant zhvendoset në vilën e vjetër aty pranë ku mund të shijoni sushi dhe sake në verandën me pamje nga perëndimi i diellit e kopshtet aty pranë.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 69 702 8066

2. Estia

Më i riu në qytet, Estia vlerësohet nga vendas e të huaj për rimodelimin plot shije të vilës ku ndodhet si edhe ushqimin e jashtëzakonshëm e të papritur Mesdhetar. Një vend intim, larg qendrës së qytetit me një prej shefëve të kuzhinës më të njohur në Shqipëri. Menuja ndryshon shpesh por pjatat e tokës e të detit mbeten nga më kreativet.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 69 204 9133

3. Umami

Mbahet si vendi më luksoz! Umami është restorant me stil modern e, ashtu si interieri, është edhe ushqimi: modern adhe eksperimental! Shërbimi e sugjerimet e stafit janë gjithmonë të sakta e po ashtu edhe përzgjedhjet e verës. Edhe këtu do të këni rastin të realizoni fantazinë e të qënit juri në Master Chef!

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 69 694 5555

4. The Home

“Shtëpia” është një prej thesareve sekrete në qytet. Ata që e njohin mirë qytetin, njohin edhe kuzhinën e jashtëzakonshme të këtij vendi, duke filluar nga picat deri tek mishi i freskët e ëmbëlsirat e shijshme. Duket tradicional por e vërteta është se ky vend është eksperimental. Një prej surprizave në këtë restorant është tako me karkalec, më i mirë në Shqipëri! (ka edhe me kërmij!) Shijoni verandën me ndriçim të kendshëm, e cila mirëpret çiftet po aq sa grupet e mëdha e familjet. Shtëpia e të gjithëve!


Tel: +355 68 207 1989
Adresa e internetit: thehome.al

5. A la Sante

Përkthyer “Për shëndetin!”, ky emër vjen nga dollia e njohur Franceze. Një vend i thjeshtë por i rrallë, ky restorant gjendet brenda në bllok por larg rrugëve të tij të zhurmshme e, për këtë arsye, ofron një hapësirë intime ku mund të shijoni menunë e shëndetshme me kuzhinë Franceze me elementë të kuzhinës së Lindjes së Mesme. Restoranti ofron mishin më të freskët në Tiranë, të gatuar në mënyrë të shëndetshme si edhe sallatën e shkëlqyer tabouli me karkaleca krudo, e cila nuk gjendet në vend tjetër. Gjithashtu vera, shërbimi dhe çmimi i arsyeshëm duhen përmendur!


Tel: +355 69 851 1112
Adresa e internetit: alasante.al

6. Pizzeria Saporita

Kjo picë do tju bëjë të mendoni se jeni në restorantin më të mirë Italian në mes të Romës. Pa dyshim, pica më e mirë në qytet, më shumëllojshmëri të paarritur nga restorante të tjerë. Këtu do të gjeni picën perfekte! Atmosfera është e rehatshme por plot energji dhe, në stinët e ngrohta, veranda e bën eksperiencën edhe më të këndshme.


Tel:+355 67 234 8520

7. Mimi Chinese and Thai Restaurant

Në zemër të qytetit tek pedonalja, ky është vendi i duhur për ata që dashurojnë ushqimin kinez apo tailandez. Menuja përfshin çdo pjatë të kuzhinës kineze, si pulën e ëmbël dhe të thartë apo supën me vezë, por ndër më të mirat në menu, është pjata tailandeze Pad Thai. Ashtu siç duhet bërë!


Tel: +355 69 219 9101

8. Serendiville

Jashtë qendrës së qytetit, ky restorant gjigant meksikan ndodhet vetëm disa hapa larg Liqenit të Tiranës. Sapo hyni në këtë mjedis, oborri dhe kopshtet ju transportojnë në Meksikë. Menuja ofron pjata tradicionale meksikane si edhe kuzhinën e quajtur Tex-Mex (midis amerikanes dhe meksikanes) me nota të lehta shqiptare. I freskët dhe i shijshëm! Nëse kërkoni kuzhinë meksikane brenda në bllok, mund të shkoni tek Spaghetti Western i Serendipity i cili ofron menu te ngjashmë me një bonus: birra lokale Puka. Zgjidhni vetë!


Tel: +355 68 609 3333
Adresa e internetit: serendiville.business.site

9. Veggies

Vendi më i mirë në Tiranë për vegjetarianët dhe për ata që dashurojnë ushqimin e Lindjes së Mesme. Menuja e tyre ofron falafel (qofte vegjetariane), humus, samosa (qofte Indiane), burrito, tako, dhe shumë e shumë më tepër. Lokali i vogël dhe me një prej interiereve më modernë në qytet, gjendet në mes të zonës qendrore të Bllokut. Vendi është i vogël por i dekoruar në mënyrë të përkryer me një pamje moderne industriale. Veggies ofron vaktin më të shpejtë e të shijshëm për kohën, portofolin dhe trupin tuaj. Provojeni!


Tel:+355 69 207 7726
Adresa e internetit: veggiestirana.al

New & Trending

Choose a