Kukësi në Foto - Ngjyrat e Ëmbla të Pranverës - Into Albania

Kukësi në Foto – Ngjyrat e Ëmbla të Pranverës

Pranvera ka mbërritur më e bukur se kurrë në qytetin e Kukësit. Situata e koronavirusit duket se ka ndikuar për mirë tek natyra, e cila reflekton pastërti duke nisur nga liqeni e deri tek pemët.

E pasur me monumente të shumta natyrore, me liqene, male dhe shpella, është vendi ideal i një sëri eksperiencash. Dhe sigurisht nuk mund të largoheni pa provuar edhe gatimet tradicionale dhe të freskëta të kësaj zone.

E nëse prekni këtë vend e sigurt që do të riktheheni përsëri, pasi mikpritja e banorëve është nga ato që të fitojnë zemrën përjetë.

Tashmë pak ditë na ndajnë nga çelja zyrtare e sezonit veror, Kukësi mund të jetë një destinacion i veçantë për t’u eksploruar.

IntoAlbania ju paraqet disa foto nga bukuritë natyrore të kësaj zone.

Qendër Kukës, foto Ermal Hallaçi
Shpella e Lojmeve, foto nga Ermal Hallaçi
Pisha e Gjegjanit, foto Ermal Hallaçi
Fshati Nangë, foto Ermal Onuzi
Novosejë, foto Ermal Hallaçi
Koritnik, foto Ermal Hallaçi
Kukës lumi Luma, foto Andora Kastrati
Liqeni i Novosejës, foto Ermal Hallaçi
Kënetë, Kukës. Foto Ermal Hallaçi
Kukës fshati Topojan, Foto Andora Kastrati
Liqeni i Fierzës, foto nga Besart Halilaj
Pllaja e Shishtavecit, foto Afrim Tahiraj
Flija, gatim tradicional, foto Ardjan Ismaili

New & Trending

Choose a